Protestë e mirë, por prapë nuk e rrëzojnë dot Ramën!

Protesta e datës 11 korrik ishte e mirë, kishte njerëz për t’u treguar demokratëve dhe partive opozitare se Berisha është absolut në opozitë. Dhe kështu është se tashmë fatin e Opozitës e përcakton vetëm Sali Berisha.

Por kjo nuk mjafton!

Demokratët dhe njerëzit antiRama dhe jo proSali duan ndërrim pushteti.

Protesta e mbrëmshme nuk jep shpresë për rikthim në pushtet në zgjedhjet e vitit të ardhshëm.

Së pari, nuk kishte aq shumë qytetarë që mund të thuhej se Rama i ka ditët e numëruara.

Së dyti, krejt protestuesit ishin salistë, pra sa doli lideri i tyre duartrokitën dhe morën zjarr. Dikush mund të thotë se kjo duhej, por nuk mjafton. Se kjo tregon se nuk kishte protestues në bulevard që ishin pjesa gri. E thënë më saktë, që nuk duan Berishën, por nuk duan as Ramën. Ndaj kur sheshi të jetë më plot dhe të kaplojnë edhe Skënderbeun me qytetarë të pjesës gri të votuesve, atëherë mund të thuhet se mund të vijnë në pushtet.

Së treti, nuk janë më kaq luftarakë sa ishin dikur, demokratët. Ishin diku te 20 veta që ishin për “luftë” dhe përballje me regjimin. Nuk kishin motiv për rezistencë, shumica e atyre që ishin në shesh. Disa prej tyre kanë ndonjë biznes që bëjnë lekë, pak janë me vila e interesa të nëndheshme me qeverinë.

E fundit, mbetet se janë prapë Sali Berisha dhe Ilir Meta, ndonëse kanë bërë epokë, por pjesa e rinisë dhe atyre që janë lodhur me ata, nuk nxiten të shkojnë për të votuar.

Me sa duket prapë Berishën kanë si alternativë për kandidat për kryeministër! Dhe Ilir Metën zv/kryeministër!

SHKARKO APP