Protestë, zjarr molotov, gaz lotësjellës dhe të plagosur në spital
Protesta e PD ka përfunduar me përplasje të dhunshme mes protestuesve dhe policisë. Pas fjalës së Berishës plasi molotovi mbi kryeministri.
Me pas turma shkoi drejt Kuvendit ku zhvillohen seancat parlamentare. Atje filloi me përplasje fizike, molotov dhe gaz lotësjellës e uji.
Njoftohet se ka të plagosur e të dëmtuar nga dyja palët, ku policia njofton se deri më tani janë 16 punonjës policie në spital, ku njeri ndodhet në gjëndje të rëndë.
Kurse nga ana e protestuesve nuk ka asnjë njoftim të saktë se sa janë dëmtuar. Mësohet se dy deputetë të PD janë në gjëndje jo të mirë shëndetsore nga gazi, siç edhe njoftohet se një gazetar amerikan ka marrë dëmtime serioze nga gazi lotësjellës. Së fundi njoftohet se policia ka goditur deputetin e PD, Bledion Nallbati. Ai ndodhet në spital.
Pas kësaj proteste sonte vonë Berisha njoftoi se me datë 20 shkurt do jetë protesta e radhës, ku burimet tregojnë se mund të mbushin bulevardin me çadra me njerëz.


VIDEO/ Deputeti i PD-së shihet në gjendje të rëndë, shkak hedhja masive e gazit
VIDEO/ Deputetët rikthehen dhe vendosen përballë Kuvendit, Policia hedh UJË dhe GAZ
FOTO/ Gaz i madh hidhet në Kuvend, Policia shpërndan protestuesit. Preken edhe gazetarët
FOTO/ Flakë, gazlotsjellës dhe kaos i madh tek Kuvendi i Shqipërisë
Demokratët rrethojnë Kuvendin, hedhin molotovë. Flakë, gaz lotësjellës dhe përplasje e dhunshme
VIDEO/ Militantët e PD-së hedhin molotovë drejt Kryeministrisë, Policia lëshon ujë
KOHA JONË SONDAZH
A mendoni se me 10 shkurt demokratët do të qëndrojnë në Shesh?
Results
Vota totale: 20476

