Protestuesit krijojnë Shtabin. Bllokojnë rrugët kryesore në kryeqytet

Ndërkohë që kryeministri ka shkuar në Kamzë në një takim me student të përzgjedhur nga rektori e që kanë lidhje me PS, te kryeministria studentët po protestojnë. Në të vertetë kryeministri e futi farën e përçarjes mes studentëve dhe kjo është një e keqe e madhe, pasi do ti konfliktojë studentët me njeri tjetrin.

Studentët protestues përpara Kryeministrisë kanë vendosur të formojnë një shtab, që do të koordinojë protestën e tyre në gjithë vendin, por që nuk do të ketë tagër të takohet e të dialogojë me Kryeministrin.
Një nga protestuesit iu drejtua me megafon studentëve duke theksuar se anëtarët e shtabit “nuk do të kenë kurrsesi të drejtën të dialogojnë në emrin tonë me Kryeministrin, por do të kenë vetëm fuqinë e koordinimit midis fakulteteve të Tiranës dhe pastaj do ta shtrijmë në të gjithë Shqipërinë.”

Protestuesi sqaroi arsyen e këtij vendimi: “Do të bëjmë që në kohë reale të kemi informacion, të mos ngelemi peng i rrjeteve, i dezinformimeve që na bëjnë. Prandaj, shtabi urgjent do të ishte mirë të zgjidhet sot. Na sillni emrat e personave që mendoni se janë të duhur e pro studentëve e jo të blerë nga qeveria. Tashmë i kemi evidentuar, janë dy javë.  Ne duhet të kemi besim tek njeri-tjetri. Unë kam humbur punën duke qëndruar këtu, uroj të mos humbas dhe shkollën.”

Ndërkohë që protestojnë dhe zgjedhin emrat për Shtabin drejtues të protestës, ata kanë vendosur që të bllokojnë disa kryqëzime rrugesh në Tiranë. Ata nuk duan të bllokojnë makinat, porse e kanë me kryeministrin që të pranojë 8 kërkesat e tyre jetike.

Nga ana tjetër qeveria po punon me shuma të mëdha eurosh për të korruptuar student apo rektorë që ti

 

 

 

SHKARKO APP