Flet Lindita Protoduari: Kryeministri erdhi në spital, më ofendoi, ndaj burri e qëlloi me këpucë
Kjo e enjte solli protestën më të fuqishme qëkur Edi Rama erdhi në pushtet. Protesta degjeneroi në përplasje fizike, në të plagosur nga të dyja palët si dhe në arrestime.
Një prej protestuesve, bashkëshortja e personit që qëlloi me këpucë drejt kryeministrit Edi Rama sot në ambjentet e Spitalit të Traumës, rrëfeu për emisionin “Të Paekspozuarit” tmerrin që përjetoi paraditen e sotme gjatë përplasjes me policinë tek Parlamenti si dhe fjalët që shkëmbeu me kryeministrin Edi Rama në spital.
Unë isha në rreshtin e tretë, dhe policët kanë kaluar mbi trupin tim. Aty rashë në tokë pa ndjenja dhe nuk mbaj më mend gjë”-tregon ajo. Dhe me pas përfundoi në spital.
Pasi doli nga spitali ajo ka shkuar sonte në emisionin e Ylli Rakipit dhe ku tha se kreu i qeverisë Edi Rama tregoi arrogancë me sjelljen e tij në spital duke i thënë se nuk kishte ardhur për të.
“Rama na ka futur djemtë nëpër burgje. Kam 28 vjet që i paguaj shtetit, po nëse jemi ne të paligjshëm sic na thotë ky kryeministër drogaxhi, mos na i merrte taksat. Nuk jam shpellare unë, por qytetare me shtëpi me hipotekë, me legalizim. Kemi fëmijë, kemi punuar me gjak për atë shtëpi. Prandaj i bëj thirrje kryeministrit t’i vejë gishtin kokës se shtëpinë do e mbrojmë me gjak. Ai erdhi sot në spital, dhe tregoi edukatën e vet, kam ardhur për policen, jo për ty, me tha kryeministri ndërkohë që unë isha me serume. Dhe unë i thashë e kam për turp të vish ti për mua, dhe s’dua të vish këtu kurrën e kurrës,”- tregoi Lindita Protoduari.
Ndaj burri i saj e qëlloi me këpucë kryeministrin kur doli nga spitali. Por e arrestuan, tregon ajo.
- Protestuesit tentojnë të godasin Edi Ramën
- Policia arreston me dhunë protestuesit (VIDEO)
- Rama i pamëshirshëm me protestuesit: S’ka dëmshpërblim, largohuni!
- Përplasja para Kuvendit, shoqërohen disa nga protestuesit
- Protesta tek Kuvendi, Policia: 6 efektivë të lënduar, distancohuni nga dhuna
- Protestuesit-Ramës: Nëse je burrë, hajde këtu!
- Zëri i Amerikës transmeton LIVE, protestën e banorëve para Kuvendit
- Protesta para Kuvendit, lëndohet zv.drejtori i Tiranës
- Ja kush është efektivja e policisë që u plagos
- Prokuroria nis hetimet për protestën para parlamentit
- Dalin emrat, kush janë qytetarët e plagosur në protestë
- Protesta te parlamenti, policia arreston edhe fëmijë
- Presidenti Ilir Meta reagon për protestën e banorëve të Unazës së Re
TË GJITHA ZHVILLIMET E PROTESTËS PARA KUVENDIT