PS dështon reformën zgjedhore. Reagojnë Presidenti dhe ambasadorët kryesorë

Mbrëmë u zyrtarizua dështimi i Reformës Zgjedhore. Opozita ofroi mirëkuptim dhe propozime konkrete. Propozimi kryesor për garancinë e mbarëvjetjes së zgjedhjeve ishte edhe krijimi i një Qeverie Kujdestare për Zgjedhjet, 100 ditë para ditës së votimeve.

Kjo nuk u pranua nga PS, sikurse edhe disa propozime të tjera nga opozita, duke sjellë dështimin e saj në sytë e popullit shqiptar si dhe të ndërkombëtarëve.

Sot ka reaguar mënjëherë Presidenti i Republikës Ilir Meta. Ai tha se “Realizimi me konsensus i reformës zgjedhore, si dhe progresi i besueshëm në të 15 prioritetet e BE-së, do të ndihmonin edhe Austrinë të kishte argumente më shumë në favor të Shqipërisë në kuadrin e debatit në BE”.

Më pas kanë reaguar ambasadorja e SHBA, Yuri Kim. Ajo nënvizoi:“Të gjitha palët kanë treguar lëvizje dhe ato janë jashtëzakonisht të afërta. Ju keni vendosur një qëllim, ju keni vendosur një afat më 31 maj. Tani është koha që të ndaloni duke insistuar në qëndrime të pazbatueshme dhe / ose të vendosni kushte të reja. Koha për t’a mbajtur fjalën tuaj para qytetarëve shqiptarë”.

Ndërsa ambasadori i BE, Soreca ka shkruar në profilin e tij në rrjetet sociale se “marrëveshja është e mundur dhe duhet të përfundohet. Reforma zgjedhore plotësisht në përputhje me rekomandimet e OSBE/ ODHIR është kusht i domosdoshëm për të ecur përpara drejt integrimit. Një marrëveshje e menjëhershme nga të gjitha palët në Këshillin Politik është e mundshme dhe duhet të përfundohet tani”.

Ambasadori i Britanisë së Madhe u shpreh: “Këshilli Politik u krijua për të sjellë në Shqipëri një Reformë Zgjedhore gjithëpërfshirëse në përputhje me kërkesat e ODIHR-it. Sot është dita për ta vënë popullin e Shqipërisë të parin dhe për të gjetur dakordësinë e nevojshme për të çuar vendin përpara”.

Dështimi i reformës zgjedhore ka sjellë tension politik, pasi pa një konsensus zgjedhjet do jenë një katrahurë e dytë, por kësaj radhe opozita do futet në zgjedhje, ku ka rrezik të përplasen keq në përballje civile. Një gjë të tillë askush nuk e do, ndaj duhet PS-PD-LSI të merren vesh me konsensus.

SHKARKO APP