PS dhe PD dolën kundër/Petrit Vasili: Listat e hapura janë përvojë evropiane

Lëvizja Socialiste për Integrim mbetet e vendosur për të çuar përpara listat e hapura për deputetë. Ideja e propozuar nga kreu i Paramentit dhe kreu i LSI-së, Ilir Meta do të propozohet nga forca që ai përfaqëson në komisionin për reformën zgjedhore, pavarësist se PS dhe PD kanë dalë kundër.

Kreu i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili, gjatë një prononcimi për mediat, theksoi se lista të tilla janë praktikë evropiane, duke shtuar se këtë ide do ta propozojë edhe në komisionin e reformës zgjedhore.

Listat e hapura praktike evropiane, këtë do e propozojmë dhe në komisionin e reformës zgjedhore. Kundërshtitë për listat, secili ka opinionin e tij”,- tha Vasili.

Ideja e listave të hapura për deputetë, çka e bën votimin e tyre të drejtpërdrejtë nga votuesit, u propozua pak ditë më parë edhe kreu i Kuvendit, Ilir Meta, sipas të cilit, kjo formë e bën demokracinë e drejtpërdrejtë dhe demokratizon forcat politike.

Kryeministri Edi Rama ka qenë kundër këtij propozimi. Po ashtu dhe Partia Demokratike është kundër listave të hapura.

[youtube url=”https://www.youtube.com/watch?v=lBUfOWkq5zc&feature=em-uploademail” width=”560″ height=”315″]

http://www.kohajone.com/2016/10/15/ps-dhe-pdkunder-listave-te-hapura-frike-nga-vota-e-popullit/

SHKARKO APP