Rama-Basha vendosin kundër kërkesës së Metës. Nuk duan lista të hapura

LSI me anë të kryetarit të saj Ilir Meta kërkoi publikisht lista të hapura për kandidatët për deputet në mënyrë që votuesit të kenë të drejtën e përzgjedhjes së deputetit që duan. Por duket se kjo nuk i ka pëlqyer Edi Ramës dhe Lulzim Bashës, sepse synojnë të vendosin emra deputetësh që rrijnë urtë apo paguajnë për fushata.

Taulant Balla tha sot se “Listat e mbyllura garantojnë një proces shumë të rregullt. Sa e vështirë është në Shqipëri të përfundosh një proces zgjedhor kështu siç jemi. Imagjinoni se ç’do të ndodhtë në Shqipëri, sikur pas numërimit të votave të subjekteve politike, të niste një proces pafund për numërimin e votave për kandidatët. Ky është një element teknik, por ka plot atgumenta të tjerë të cilët e hedhin poshtë propozimin për të pasur lista të hapura“.

Për Taulant Ballën nuk është ide e mirë hapja e një diskutimi për lista  nuk është ide e mirë hapja e një diskutimi për lista të hapura apo të mbyllura dhe vetëm pas 3 ose 4 palë zgjedhjesh kjo mund të diskutohet. “Debati më i rëndësishëm që duhet të zhvillohet është debati për të drejtën e votës së shqiptarëve që jetojnë jashtë. PS-ja ka paraqitur një platformë, ku fton të gjitha partitë që të shprehen në favor të këtij propozimi. Modalitetet infrastrukturore për organizimin janë të thjeshta. Qoftë me postë, qoftë përmes shprehjes së votës në pikat tona konsullore”, shpjegon Balla për Top Channel.

Socialistët kanë një propozim për mënyrën se si do të organizohen komisionet e zgjedhjeve: “Jemi të gatshëm për depolitizimin e komisioneve zgjedhore në nivel qendre votimi. Depolitizimin e anëtarit të shtatë. Propozojmë që të jetë një mësues, një punonjës i shërbimit civil ose avokat”.

LSI-ja kërkoi Parlament më të vogël dhe më pak biznesmenë në sallë, por socialistët janë kundër: “Shqipëria nuk ka një Parlament të madh. Mund të ketë ndoshta një numër më të reduktuar të ligjvënësve në Parlament. Edhe kjo është çështje që duhet marrë në konsideratë”.

Ndërsa Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Arben Ristani, thotë: “Duhet të marrim masa që të sigurojnë besueshmërinë e procesit zgjedhor, duke futur votimin elektronik dhe numërimin elektronik. Për ne, në rast se ka zgjedhje të lira e të ndershme, të gjitha llojet e sistemeve janë të pranueshme. Për mua, sistemi me listë të hapur, ndonëse është i pranueshëm, paraqet vështirësi për t’u zbatuar. Kemi mendimin tonë si forcë politike që është më mirë që Parlamenti të ketë një numër më të vogël deputetësh”.

SHKARKO APP