Edi Rama dorëzohet, nuk blen dot deputetë të PD. Pranon nenin 88
E gjithë loja se 94 vota i ka siguruar Rama për miratimin e Reformës po del blof, pasi asnjë nga deputetët e PD-së nuk pranon të votojë në kundërshtim me vendimin politik të selisë blu. Me dëshirë apo pa dëshirë, pak rëndësi ka, porse demokratët kanë marrë vendim, edhe personal, për mosvotim pa nenin 88. Po kështu ka edhe disa deputetë nga radhët e mazhorancës, të cilët nuk e votojnë Reformën pa konsensus siç kërkojnë SHBA e BE. Ndaj,pas Samitit të Parisit, Edi Rama ka thirrur Fatmir Xhafën duke i thënë se “rregulloje si të duash nenin 88 me ato të PD-së, por dua të votohet me 21 korrik”. Zoti Xhafa ka kërkuar Oerd Bylykbashin për të folur për një modalitet të ri të nenit 88, ku PD-ja të pranojë, porse edhe PS-ja të mos dalë e turpëruar, mëqënëse ka muaj që ka insistuar se nuk pranon kushtin e PD-së për këtë nen.
Edi Rama duket se ka ndryshuar mendim për nenin 88 pas takimit me Kancelaren gjermane Merkel dhe Presidentin francez Hollande. Dyshja Merkel-Hollande duket se kanë kërkuar miratimin me çdo kusht e kosto të reformës që të merret statusi final.
Pas Brexit duket se BE ka nevojë për shërim plagësh e të duket më e fortë, duke pranuar anëtarë të rinjë në gjirin e saj për të krijuar idenë e forcimit të BE. Këtë shans historik duhet të mos e humbas Shqipëria, kësisoj neni 88 nuk mund të bllokojë të ardhmen e vendit në BE.
Nuk dihet saktësisht se si do të formulohet neni 88, porse do të jetë sipas kerkesës së PD-së. LSI përherë ka insistuar për bashkëpunim e konsensus PS-PD për këtë Reformë e duket se Rama po vjen në këtë brazdë.
Neni 88 po përpilohet nga Xhafa e Bylykbashi.