PS-ja fton 2 mijë veta në festën e 25 vjetorit. Ilir Meta ikën në Malin e Zi

Edi Rama është kujdesur personalisht që  festa e vonuar e PS-së, si një 25 vjetor, të jetë në lartësinë e duhur. I gjendur nën sulmin e publikut për një qeverisje korruptive, e anatemuar fort nga Ben Blushi si një “sekt” që ka pushtuar PS-në, e shkatërruar dje nga një letër e deputetit të PS-së Vladimir Kosta, nuk mjaftuan këto por sot Ilir Meta , numri dy i shtetit dhe aleati qeverimbajtës ka shkuar në një vizitë zyrtare në Mal të Zi. Pra me shumë takt dhe mesazh paralelisht i është shmangur vajtjes në festë.

Megjithëse do të ketë thuajse 2 mijë të ftuar në lulishten pas selisë së PS, Edi Ramës do t’i mungojë aleati në qeveri, Ilir Meta, ndërsa mbetet e pakonfirmuar prania e Fatos Nanos. Zyra e shtypit e Kuvendit, njoftoi udhëtimin e Ilir Metës për një vizitë në Malin e Zi sot. Kjo është hera e dytë që ai shmang festën e PS.

Nga ana tjetër Fatos Nano nuk ka dhënë asnjë shenjë publike se do të jetë i pranishëm në këtë takim, ku rilindasit po përpiqen të japin mesazhe pajtuese me të shkuarën e PS. Madje një ftesë është dërguar edhe në selinë e PD-së për Lulzim Bashën. Megjithatë, kur Edi Ramën nuk e uron sot aleati në qeveri dhe ish kryetari i PS, prania e Bashës ka pak gjasa të ndodhë.

Në fakt, 25 vjetori i PS ishte në 12 qershor. Festa u shty për një muaj, për shkak të kampionatit europian të futbollit. Organizimi do të jetë i ngjashëm me festat e tjera që PS ka organizuar. Të ftuarit do të qëndrojnë në koktejl, për një filmim që do të shfaqet për historinë e PS. Materiali do të pasohet nga fjala e kryesocialistit, Edi Rama, e cila do ti ngjajë si një fjalimi lamtumire, pasi gjasat janë që do marrë PS-në Erion Veliaj ose Saimir Tahiri.

SHKARKO APP