PS kërkon arrestimin e kreut të PD, Lulzim Basha

Pas dalje së Lulzim Bashës në një konferencë për shtyp ku kërkon hetimin e kryebashkiakëve të PS që janë të dyshuar për abuzime, mënjëherë ka reaguar PS dhe  kryeministri Edi Rama.

Kryeministri ka postuar një deklaratë të Taulant Ballës në Facebook-un e tij ku thuhet se partia demokratike duhet të marrë përsipër të gjitha përgjegjësisë për financimin e paligjshme të çadrës.

Ne video thuhet gjithashtu se ky financim i errët ku janë përfshirë edhe oligarkë rusë janë arsye që Basha të ndiqet penalisht.

Lulëzim Basha dhe Partia Demokratike duhet të marrin të gjithë përgjegjësinë për financimin e paligjshëm në kohën e “Çadrës së Republikës së Re”. Burimet e errëta të atij financimi, ku përfshihen edhe xhepa oligarkësh ruse, janë një arsye e pashmangshme që Lulëzim Basha të ndiqet penalisht dhe kjo PD e marrë peng prej tij, të ndëshkohet moralisht nga çdo demokrat i ndershëm – Kryetari i Grupit Parlamentar Socialist, Taulant Balla”, – shkruan Rama.

PS akuzon kreun e PD se është financuar nga Rusia për takimet e zhvilluara një vit më parë në SHBA. Ndërkohë, kreu i PD-së pretendon se lobimi i tij në SHBA është bërë me një kompani të rregullt amerikane dhe nuk ka asnjë shkelje.

Deri dje, PS ka kërkuar përgjigje zyrtare nga Lulzim Basha. Ndërsa sot ka shkuar një hap më tej duke kërkuar edhe ndjekjen penale të tij.

VIDEO/DEKLARATA E TAULANT BALLËS

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/10155656744816523/

SHKARKO APP