PS kërkon ndryshim rregullore për arrestime ministrash. Votim i hapur, jo i fshehtë

Ajo çka i ndodhi PS-së me ish-ministrin Saimir Tahiri e ka bërë kryesinë e grupit parlamentar socialist dhe qeverinë të vendosin “gardhiqe” para se të votojnë kërkesën e prokurorisë nëse vijnë për arrestime ministrash apo deputetësh.

Grupi parlamentar socialist i ka paraqitur kryetarit socialist të Parlamentit, Gramoz Ruçi, disa propozime për ndryshimin e rregullores shkruan TCH.

Ajo që bie në sy janë ndryshimet në rastin e një kërkesë të Prokurorisë për arrestimin e një deputeti. Sipas rregullores aktuale, sot Prokuroria mjafton të dërgojë në Kuvend një kërkesë dhe dokumentet shoqëruese. Kjo ishte rregullore e gjithëvotuar nga gjitha grupet parlamentare dhe është në fuqi. Por nuk u ka pëlqyer. Ndaj duan ta ndryshojnë, edhe në mënyrë të njëanshme. Propozimet e socialistëve fusin shprehimisht termin prova. Pra, Prokuroria duhet ta dorëzojë relacionin e arsyetuar, të shoqëruar me prova.

Ky debat i provave doli gjatë kërkesës për arrestimin e Saimir Tahirit. Socialistët kërkuan që Prokuroria t’i provonte Kuvendit fajësinë, kurse demokratët thanë se Kuvendi nuk është gjykatë ndaj mjaftonte dyshimi i arsyeshëm për të lejuar arrestimin e deputetit.

Propozimet e reja të socialistëve i njohin gjithashtu të drejtën deputetit që t’i bëjë pyetje Prokurorisë gjatë shqyrtimit të kërkesës dhe të paraqesë shpjegimet e tij. Pra prokuroria të pyetet dhe të kalohet në “provimin” e shumicës parlamentare. Nëse nuk iu pëlqen kërkesa e prokurorisë, kur të jetë për emra nga grupi i tyre e rrëzojnë. Nëse ka emra nga radhët e opozitës e votojnë mënjëherë.

Ajo që ndodh në seancë gjatë pyetjeve shton një element të ri: Rregullorja sot parashikon që raporti i këshillit nuk është objekt diskutimi. PS fut mundësin për debat. Kurse votimi, i cili sot është i fshehtë, propozohet të bëhet i hapur citon Top Channel i cili ka siguruar dhe një kopje nga kërkesa e Taulant Ballës drejtuar Gramoz Ruçit..

Futja në rregulloren e Parlamentit që votimi bëhet hapur për arrestimin e ministrit, ish-ministrit apo deputetit është frikë e madhe nga ato që kanë gjynahe me ligjin. Kjo rregillore e re, nëse votohet nga parlamenti, do jetë fund i gjithçkaje ku SHBA dhe BE garantuan për pastrim të politikës. Aq me tepër që rregullorja e re votohet me 71 vota, pra me votat e PS.

Kryeministri Rama nuk duhet ta lejojë këtë ndryshim Rregullore të Kuvendit.

SHKARKO APP