PS mbyll fushatën në Kolonjë, Rama: S’e njoh kandidatin tjetër, po njoh Saliun

E majta mbyllI sot fushatën për Bashkinë Kolonjë. Gjatë këtij aktiviteti, kryeministri Rama u kërkoi kolonjarëve të mbështetin kandidaturën e Ilia Stefos. Duke theksuar se është e rëndësishme që të gjithë qytetarët të ushtrojnë të drejtën e tyre të votës, Rama tha se me votë i jepet fund rrënimit, dhe i hapet rrugë zhvillimit.

Por në fjalën e tij, kryeministri, teksa vlerësoi kandidaturën e Ilia Stefos, nuk i ka kursyer as batutat për Berishën duke shkaktuar goxha të qeshur mes simpatizantëve e votuesve të së majtës që ishin mbledhur në këtë aktivitet.
“Nuk e njoh kandidatin e tjetër dhe nuk mund të them asnjë fjalë për të, por njoh Saliun, kush fle me të, gdhihet me ato”, tha Rama. Me sa duket kryeministri e ka fjalën për shprehjen “Kush fle me qentë, gdhihet me pleshta”.

[youtube url=”https://www.youtube.com/watch?v=4FiPgayBO0s&feature=em-uploademail” width=”560″ height=”315″]

“Asgjë e mirë nuk i vjen Kolonjës nga ata që rrinë me Saliun. Më e keqja ka kaluar, ndërsa më e mira është ende para nesh. Ne kemi larë borxhet e lëna në bixhoz. Duam që Kolonjës t’i kthehet shkëlqimi që ka pasur dikur. Kush nuk voton mban anën e krahut të gabuar. Vota juaj do ndihmojë dhe PD-në të zgjohet. Vota për Ilia Stefon, një votë për qytetin”, tha më tej kryeministri Rama.

Po sot edhe opozita ka mbyllur fushatën në Kolonjë. Kandidati i Partisë Agrare, Dritan Hajro ambientaliste ka theksuar para banorëve pikat e programit të elektoral, i cili mbështetet tek bujqësie dhe energjia. Dritan Hajro iu zotua kolonjarëve se do punojë intensivisht që t’i nxjerrë nga varfëria. Kandidati i PAA-së u ka premtuar banorëve se puna e tij do nisë me hapjen e kanaleve ujitës për fermerët, studime për bioenergjinë dhe politika çertifikuese për prodhimet bujqësore.

Do të punojmë intensivisht për mirëmbajtjen dhe hapjen e kanaleve për ujitjen dhe kullimin e tokave bujqësore, do të hartojmë studime për bioenergjinë.Do të hartojmë politika certifikimi duke mbështetur fermerët dhe prodhimin e produkteve cilësore dhe konkurente në treg”,- tha Hajro.

[youtube url=”https://www.youtube.com/watch?v=TY5b7cbIt3U&feature=em-uploademail” width=”560″ height=”315″]

Kreu i PAA-së, Agron Duka, dhe deputeti i PD-së Ridvan Bode u zotua para kolonjarëve se kandidati Hajro do u kthejë dinjitetin. “Turpi më i madh është kur thuhet se ka 25 vjet që nuk është bërë asgjë nga qeveri të ndryshme, ndërkohë që tre vjet e ka Rilindja qeverinë dhe këto tre vjet ata thonë që nuk është bërë asgjë. Në një farë mënyre bëri autogol dhe hedhin ato pullat e asfaltit kur vjen nga Kolonja apo disa makina zhavorr”,- tha Duka. Zgjedhjet e pjesshme për Bashkinë e Kolonjës do të mbahen më 20 nëntor.

SHKARKO APP