PS: Hetim për Sali Berishën me Kryeprokurorin e ri. Kundërpërgjigjet Berisha

Ndërsa opozita akuzon çdo ditë Edi Ramën dhe PS për kanabizimin e vendit, Partia Socialiste ka hapur luftën në një tjetër drejtim dhe e bën me qëllim politik. Prej një jave, deputetë dhe drejtues të lartë të PS kërkojnë nga Prokuroria e Përgjithshme nisjen e hetimeve për Sali Berishën dhe Lulzim Bashën. Për Berishën, sipas socialistëve, ka të dhëna se ka përfituar miliona euro nga koncesioni i dyshimtë i skanimit të kontenierëve në dogana. Ndërsa për Lulzim Bashën, PS kërkon hetim të shpejt për pagesat që janë bërë në SHBA për lobimin në favor të Partisë Demokatike.

Ndërsa zërat kundër Bashës nga PS duket sikur janë zbehur, kërkesa për hetimin e Sali Berishës sa vjen dhe bëhet më fortë nga PS. Dy ditë më parë ishin deputetë të grupit parlamentar që i bënin thirrje prokurorisë për nisjen e hetimit. Ndërsa sot doli Sekretari i Përgjithshëm dhe kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla që thotë  se Berisha ka përfituar miliona euro nga korrupsioni me kompaninë “Rapiscan”.

Përmes një statusi në facebook Balla thotë se “nga investigimi i televizionit amerikan rezulton se OSI Systems/Rapiscan, me qendër në Kaliforni ka marrë nga Sali Berisha një kontratë prej 250 milionë dollarësh dhe vetëm disa muaj më pas shiti 49% të aksioneve tek një kompani fantazëm shqiptare”.

Më tej Balla bën me dije se vlera e aksioneve 122.5 milionë dollarë u shit tek kompania e lidhur me Sali Berishën për vetëm për 4 dollarë. Gjithashtu Balla thotë se provat për këtë skandal janë mbi tryezën e Prokurorisë prej vitit 2013, ndërsa shton se presim që Prokuroria të fillojë të bëjë detyrën e saj. Pra presin kryeprokurorin e ri të hap hetimin për ish-kryeministrin Berisha.

Vlera e aksioneve me vlerë 122.5 milionë dollarë u shit tek kompania e lidhur me Sali Berishën për vetëm për 4 dollarë.  Sipas punonjësve të OSI Systems të cituar, gjysma e 250 milionë dollarëve të kontratës së lidhur midis shtetit shqiptar dhe kompanisë amerikane, iu kalua në formë ryshfeti ish-kryeministrit të Shqipërisë deri në vitin 2013 Sali Berisha dhe të afërmëve të tij. Provat janë mbi tryezën e Prokurorisë prej vitit 2013. Tashmë, ato po bëjnë edhe xhiron e botës duke dëmtuar rëndë imazhin ndërkombëtar të vendit. Pas këtij denoncimi të ardhur nga SHBA, presim që Prokuroria të fillojë të bëjë detyrën e saj”,- shkruan në Facebook, Taulant Balla.

Lufta politike me arrestime dhe hetime po bëhet dhe më e ashpër tani që është në diskutim emri i Prokurorit të ri të Përgjithshëm. Në deklaratën e Sekretarit të Prgjithsthëm të PS,  veç Berishës ka dhe një akuzë për Prokurorinë aktuale, kur thotë se dosja nuk është hapur që nga viti 2013. Kjo lë të kuptohet se me prokurorin e ri, që do të zgjidhet këto ditë nga Partia Socialiste, mazhoranca do të nis dhe betejën me kundërshtarët politikë.

Mësohet nga burime brenda selisë rozë se kjo është një lojë politike për ta çuar ish-kryeministrin demokrat deri te buza e humnerës, edhe për t’ia lehtësuar Lulzim Bashës autoritetin dhe vendimmarrjen në PD, aq me tepër ku kryeministri Rama e do patjetër një marrëveshje të re me Bashën , ku të bashkëqeverisin të qetë.

Ndërkohë PS-ja po mbledh fakte për t’ia dorëzuar Prokurorit të ri të Përgjithshëm, edhe të përkohshëm, që të fillojë hetimin kundrejt Sali Berishës.

Reagimi i ish-kryeministrit Berisha:

Zëdhënësja e ish-kryeministrit Sali Berisha, Erla Mëhilli ka reaguar sot pas akuzave të bëra nga Partia Socialiste.

Përmes një deklarate për mediat, Mëhilli i ka cilësuar si trillime dhe shpifje të ulëta deklarata e dalë nga selia rozë.

Sipas saj Edi Rama nga paniku i skandaleve dhe i drogës, nxjerr tellallët e tij që të dalin dhe të gënjejnë, ndërsa shton se vëllai i kryeministrit Rama, Olsi Rama është aksioner në hije i Rapiskan.

Ja deklarata e Erla Mëhillit:

Lidhur me shpifjet dhe trillimet e dy diteve te fundit te Edi Rames, ish kryeministri Berisha sqaron opinionin:

Nen panikun e skandaleve te droges, Rama detyron deputeten e tij dhe narko-trafikanin Balla te dalin dhe te genjejne,  edhe pse zoti Berisha nuk permendet ne asnje rresht te medias Bloomberg.

Sherbimi i skanimit eshte dhene permes nje gare te hapur dhe eshte fituar jo nga nje fantazme por nje kompani amerikane, lider ne bote e prodhimit te skanerave te cilesise se larte, me qellim luften pa kompromis ndaj terrorizmit dhe trafikut te droges.

Me kete sherbim, tashme gjeresisht te perhapur ne bote, qeveria ka synuar per te bere te pamundur fikjen e skanerave siç eshte bere me radaret e Ushtrise, ne menyre qe portet e Shqiperise te mos kthehen ne gjirize droge nga Rama, ministri trafikant apo drejtore qe largohen ne drejtim te paditur.

Personat apo sipermarresit me te cilet kompania ka zgjedhur te bashkepunoje, nuk i perzgjedh qeveria, por sigurojme qe ata nuk jane as menaxheri i ministrit qe merr koncesione dhjetera milione euro pa bere asnje investim dhe pa asnje dite eksperience, as mikja e kreyministrit qe perlan miliona per check-up nderkohe qe urgjencat jane pa ilace, dhe as ortaku i vellait te kryeministrit, qe ne konflikt te dyfishte interesi ka marre ne “koncesion” kontrollin e industrise se bixhozit. Pra ata nuk kane kategorikisht asnje lidhje me qeverine e mepareshme.

Procedurat e ndjekura nga qeveria Berisha ne rastin konkret, kane qene ne perputhje me ligjin, kane nxjerre fituese me gare nje kompani lider ne profilin e saj me fame nderkombetare dhe ky sherbim eshte provuar si teper i vyer ne luften ndaj droges, pavaresisht perkushtimit familjar te Rames dhe ministrit te rendit per trafikimin e saj.

Pas ardhjes ne pushtet, Edi Rama, ne nje akt te pare anulloi kontraten e miratuar ne parlament me kete kompani. Por pak muaj me vone ai anulloi vendimin e tij  dhe kompania vazhdoj punen. Ne kontrate u bene ndryshime qartesisht te disfavorshme per palen shqiptare, por duket ne interes te Rames dhe klienteles se oligarkeve te tij.

Keshtu, vertet cmimi per deklarate u ul nga 37 euro ne 22 euro, por u perfshine ne detyrimin per te paguar 5 euro, seria e pafundme e deklaratave nen 1000 euro, dhe qe me kontraten e pare ishin perjashtuar nga pagesa.

Se dyti Rama i dha me ligj kompanise garancine buxhetore,  e cila, sipas ligjit qe Rama miratoi ne parlament, detyron qeverine te paguaj per secilin Vend (skanimi) gjate 12 muajve te pare, duke filluar nga Data e Fillimit te Vendit per ate Vend, 2,260,000 euro (dy milione e dyqind e gjashtedhjete mije euro) (rezultati i pjesetimit te 11.3 milione eurove me 5 vendet).

Sipas kesaj kontrate te Rames, ne çdo pervjetor 12-mujor te Dates se Fillimit te Vendit per secilin vend, vlera e Tarifes Vjetore te Vendit per ate Vend do te rritet me koeficientin 1.03, ne menyre qe Tarifa Vjetore e Vendit per ate vend te behet 2,327,800 (dy milione e treqind e njezet e shtate mije e teteqind euro) ne vitin e dyte pas Dates se Fillimit te Funksionimit te Vendit per ate Vend, 2,397,634 euro (dy milione e treqind e nentedhjete e shtatemije e gjashteqind e tridhjete e kater euro) ne vitin e trete mbas dates se Fillimit te Funksionimit te Vendit per ate Vend, dhe keshtu me radhe deri ne daten e Perfundimit te funksionimit te Vendit per ate Vend.

Keshtu, pagesen per ngarkesat e skanuara me pare e bente biznesi dhe kete pagese doganat ua njihnin kompanive si shpenzime te zbritshme. Ne kontraten e dyte, kompania paguhet nga biznesi por me garanci buxhetore, pra para direkt nga buxheti i shtetit.

Persa i perket kompanise, cdo kompani ne perputhje me ligjin ka te drejte te shese aksione dhe zgjedhe ortaket, por ne rastin konkret, ne kontraten e qeverise Berisha me Rapiscan njihet nje dhe vetem nje pergjegjes dhe perfaqesues i pales private, dhe kjo eshte kompania Rapiskan. Sikunder kompania te cilen  Rapiskan, ne perputhje me detyrimin ligjor, piken 5.1 te kontrates, ka krijuar, pra ortaku i saj lokal, nuk ka ne menyre kategorike asnje lidhje me qeverine Berisha.

Fakti qe Rama terhoqi bllokimin dhe kompania filloi pune me kushte edhe me te disfavorshme se ne fillim per palen shqiptare, pasi Rama shpenzoi gjysem milioni euro “gjoja” per ti perzene, ben te besueshme zerat se e gjithe procedura qe nje farse dhe gjobevenie vetem qe vellai i tij te ishte aksioneri hije i ketij biznesi.

SHKARKO APP