Kreu i Kuvendit në SHBA, kurse PS dhe PD sherr në Tiranë për Ilir Metën

Ilir Meta është faktor i rëndësishëm në politikën shqiptare. Ka qenë kryeministër, zv/kryeministër dhe ministër i jashtëm dhe tani kryetar parlamenti. Mundet të synojë edhe President Republike. Nuk preferon duelin, por konsensusin, marrëveshjen, mirëkuptimin. Nuk ia përton përballjeve politike. As duelit me ato që vijnë nga bota e kulisave të grupeve të biznesit të lidhura me median e politikën.

Si çdo politikan edhe Meta është njeri që mund të gabojë, porse ka sensin e pranimit të gabimit. Ka bashkëqeverisur me Nanon, me Berishën dhe tani me Ramën. Ka një forcë politike e cila vjen përherë në rritje elektorale. Sot LSI përbën një nga tre partitë kryesore në vend.

Ilir Meta ka dy ditë që ndodhet në SHBA në Konventën e Demokratëve Amerikanë ku do shpallet kandidatura e Hillary Clinton në sfidën përballë Trump të Republikanëve. Një sfidë e vështirë në këtë botë të trazuar e plot konflikte. Atje ndodhet edhe Lulzim Basha si lider opozite dhe ish-kryeministri socialist Pandeli Majko. Janë ftesa të bëra nga pala amerikane. Nuk ka asnjë kulisë apo “grusht shteti” kundrejt kryeministrit Rama. Thjesht do marrin pjesë, do takojnë kongresmenë e senatorë amerikanë.  Kreu i Kuvendit Meta ka edhe disa takime të tjera të rëndësishme për të cilat nuk ka njoftim zyrtar shtypi, por kanë dale nga njërëz pranë tij në parti.

Ndërkohë në Tiranë ka filluar një luftë politike e mediatike se “ me kë rri apo shkon Ilir Meta vjen fitorja”. Një e vertetë që nuk mohohet. Por diçka po luhet në kulisat politike. Pas faktorizimit në maksimum të kryeparlamentari javën që shkoi ku këmbënguli deri në rrezik posti politik që duhet konsensus me opozitën, dhe ia arriti, tashmë një smirë apo më saktë dashakeqsi vërehet në selinë rozë. Flasin si nëpër dhëmbë se “po na ikën Iliri dhe rrezikohet qeveria”, etj. Ka edhe plot hamëndje të tjera që nuk duken se burojnë vetëm nga faktorë periferikë në kupolën e PS-së. Mundet të kenë qendër dezinformacioni edhe zyrën e kryeministrit Rama, ndonëse nuk kemi fakte, por deduksioni atje te çon. Nuk mundet Endri Fuga si drejtor informacioni kryeminstror te ketë fuqi mbi Ramën sa të përhapet ideja se “LSI iku, po kërkojmë vota për numrin 71”.

Ndërkohë vetë Ilir Meta tek “Zeri i Amerikës “ dje ua përgënjeshtroi me delikatesë hamëndjet e PS-së, kur tha unë i rri marrëveshjeve dhe fjalës. Jam gati të shkoj në grupin parlamentar të PS-së e t’ju shpjegoj se LSI është korrekte deri në fund të marrëveshjes.

Kjo vjen pasi dyshimet se PD ka bërë pakt me LSI kur kaloi Reformën. Apo fakti që Meta dhe Basha ndodhen bashkë në Konventen e Demokratëve Amerikanë që janë sot në pushtet, por nuk ndodhet i ftuar kryeministri Rama. Dyshime, spekullime, sajesa, kurthe dhe plot intriga  vlojnë në kokat e selisë rozë. Si për dreq dje doli edhe Berisha duke thënë se PD-LSI kanë bashkëqeverisur shumë mirë dhe la të kuptojë se me LSI marrim pushtetin në 2017. Nuk e tha kaq troç, por ai e futi frikën në PS.

Ndaj po luftojnë PS e PD se kush ta ketë mirë me LSI. Njëra që të rrijë në pushtet dhe tjetra që të rikthehet në pushtet. Por Meta tha prerë se respektoj Marrëveshjen deri ditën e fundit.

 Më pas flasim… !

Por qetësia në PS është prishur. Nuk ka më gjumë. Nuk besojnë, pasi vetë janë treguar të pabesë dhe kujtojnë se edhe të tjerët janë si ata!

Nuk është faji i Metës. Është faji i tyre që nuk besojnë në paktet që vetë firmosin!

 

SHKARKO APP