PS-ja rrëmben edhe Prokurorin e Përgjithshëm  

-Edhe Prokurorinë e kapi kryeministri! Tani i mbetet të firmos vetë arrestimet, po vetë ti arrestojë, po vetë t’ju gjejë qelitë dhe po vetë ti dënojë. 

-Kryeministri pas futjes nën kontroll të Shërbimit Informativ Shtetëror, ku Rama ofertoi dhe e mikloi ish-kreun e SHISH Visho Ajazi, pas fillimit të shkarkimit të kryetarit të KQZ, Klement Zguri, tashmë prokuroria është “kalaja” e radhës që PS po rrëmben me nxitim.

Partia Socialiste ka gati skemën për të emëruar në krye të Prokurorisë së Përgjithshme një emër që do të jetë nën kontrollin e plotë të qeverisë. Sipas ligjeve të reja të hartuara si pjesë e reformës në drejtësi, në 4 dhjetor përfundon mandati i kryeprokurorit aktual, Adriatik Llalla. Zgjedhja e emrit të ri duhet të bëhet nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë, institucion i cili dërgon në Kuvend një listë me disa kandidatura që janë verifikuar sipas kritereve të Vettingut. Por Këshilli i Prokurorisë është ende nuk është ngritur si institucion. Për pasojë Parlamentit i duhet të gjejë një rrugë të mesme, duke emëruar një kryeprokuror me mandat të përkohshëm. Në këtë pikë opozita dhe mazhoranca ndahen, pasi për PD-LSI Adriatik Llalla mund të vazhdojë mandatin derisa të ngrihen institucionet e reja të drejtësisë për të zgjedhur sipas ligjit kryeprokurorin e ri. Dhe në fakt kjo është logjike. Nuk mund të zgjedhësh me votat e PS një Kryeprokuror për ca muaj dhe me pas një tjetër, ndërkohë që është një në detyrë. Megjithatë kjo dilemë intërpretohet ndryshe nga kampe të kundërta politike.

Ligjet e miratuara në Kuvend njohin vetëm termin prokuror i përgjithshëm dhe nuk parashikojnë në asnjë moment mënyrën sesi zgjidhet dhe çfarë kriteresh duhet të ketë një prokuror i përgjithshëm, i përkohshëm. Ndërkohë Partia Socialiste ka nisur procedurën për zëvendësimin e Adriatik Llallës në mënyrë sa më të shpejtë pikërisht me një kryeprokuror të përkohshëm. Mënyra sesi do të bëhet zgjedhja e kryeprokurorit të përkohshëm është sqaruar dje nga dy misionet ndërkombëtare që asistojnë Shqipërinë në fushën e drejtësisë. Ekspertët e EURALIUS (BE) dhe OPDAT (SHBA). Ndërkombëtarët, edhe pse asnjë prej partive nuk u ka kërkuar sqarime në mënyrë zyrtare, por prapë kanë shpërndarë dje për mediat një sqarim, ku ndër të tjera theksojnë se prokurori i ri mund të zgjidhet me shumicë të thjeshtë votash.  Dy misionet theksojnë se ligji nuk përcakton në mënyrë të qartë kuorimin për zgjedhjen e prokurorit të përkohshëm, por thjesht parashikon një zgjidhje të përkohshme nëpërmjet një vendimmarrje të Kuvendit. E thënë ndryshe, emri i prokurorit të ri të përkohshëm do të zgjidhet edhe me votat e gjysmës së deputetëve të PS-së.

Edhe nëse kishte hezitim nga ana e PS për të ndjekur procedurën, me qëndrimet e djeshme të dy misioneve ndërkombëtarë rruga është e hapur. Pas 4 dhjetorit PS do të dërgojë në Kuvend emrin më të parë që mendon se i duhet për organin e akuzës. Disa vite më parë një proces i tillë do të ishte normal. Mazhorancat gjithmonë kanë synuar që të kontrollojnë edhe organin e akuzës. Por për faktin se kjo procedurë partiake dhe gati militante e përzgjedhjes bëhet kur ka hyrë në funksion reforma në drejtësi, procesi në fjalë i PS-së ngre shumë pikëpyetje. Dy vitet e fundit shqiptarët u bombarduan me retorikë politike për një drejtësi të re, për një sistem gjyqësor dhe prokurori që nuk do të ishte më nën urdhrat e politikës. Ndërsa sot shohim se Partia Socialiste investohet në të njëjtën mënyrë si më parë për të marrë nën kontroll prokurorinë. Madje ka një nxitim për të dërguar me urgjencë një njeri që ka votat e PS në zyrën e Prokurorit të Përgjithshëm. Arsyeja është e thjeshtë. Mazhoranca ndodhet në momentin më të sikletshëm që nga viti 2013. Në tavolinat e Prokurorëve janë dhjetra dosje dhe përgjime që e kanë vënë qeverisjen e sotme në dilema e ekzistencës politike. Dosja “Tahiri”, dosjet e koncesioneve dhe së fundi dosja që përflitet në PD për kryebashkiakun e Durrësit, si dhe mjaft hetime të tjera  janë çështjet më të nxehta që shqetësojnë PS. Ndaj mazhoranca po kërkon me ngut emërimin e një prokurori, qoftë edhe të përkohshëm, për të marrën nën kontroll organin e akuzës. Më shumë se përbetimet për reformën në drejtësi, PS-së i intereson që në prokurori të ketë një njeri që të mos i rrezikojë.

Kryeministri pas futjes nën kontroll të Shërbimit Informativ Shtetëror, ku Rama ofertoi dhe e mikloi ish-kreun e SHISH Visho Ajazi, pas fillimit të shkarkimit të kryetarit të KQZ, Klement Zguri, tashmë prokuroria është “kalaja” e radhës që PS po rrëmben me nxitim.

 Çdo qeveri autoritariste synon të ketë nën kontroll gjithçka. Nuk është demokratike, por kështu ndodh derisa përplasje kalon me popull në rrugë. Problemi është se ndërkombëtarët dhe gjithë ata që u investuan për reformën premtuan se do të largonin duart e politikës nga drejtësia. U përbetuan publikisht, por tani po bëjnë një sy qorr ose indiferentin dhe nuk thonë asnjë fjalë për kanabisin, për rastin Tahiri, nuk flasin se qeveria po fut nën kontroll drejtësinë, pasi ka futur median, biznesin si dhe që akuzohet se është e lidhur me grupet kriminale të drogës e krimit.

Natyrisht që edhe opozita ka nevojë për vetpastrim, bile të fortë, por kurrsesi nuk mund t’i lihet qeverisë kapja e gjithë pushteteve të pavarura.

Edhe Prokurorinë e kapi kryeministri! Tani i mbetet të firmos vetë arrestimet, po vetë ti arrestojë, po vetë t’ju gjejë qelitë dhe po vetë ti dënojë.

S.P.

SHKARKO APP