FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Pse Berisha i la jashtë Jorida Tabakun dhe Luçiano Boçin?

Një nga pikëpyetjet që la pas mbledhja e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike është mospërfshirja e Jorida Tabakut dhe Luçiano Boçit në postet kryesore drejtuese të partisë.

Të dy konsiderohen figura me profil të lartë në Partinë Demokratike. Jorida Tabaku ka krijuar ndër vite një profil të spikatur në jetën parlamentare dhe në çështjet ekonomike, ndërsa Luçiano Boçi, profesor dhe politikan me integritet, konsiderohet një nga figurat më serioze të PD-së. Si drejtues politik i Partisë Demokratike në Shkodër, ai arriti një rezultat elektoral që shumë demokratë e vlerësojnë si më të mirë nga sa pritej.

Pikërisht për këtë arsye lind pyetja: pse Sali Berisha nuk u besoi atyre poste të rëndësishme në strukturën e re drejtuese? Nëse do t’i kishte propozuar në funksione të larta, shumë demokratë mendojnë se do t’i bënte nder vetë Partisë Demokratike, duke afruar figura me përvojë, integritet dhe mbështetje publike.

Swiss Digital Desktop Reklama

Një interpretim politik është se Berisha zgjodhi të ruajë ekuilibrat e brendshëm të partisë dhe të mos krijojë përplasje me grupin drejtues që e ka mbështetur deri tani, duke lënë jashtë disa figura me peshë politike. Nëse ky ishte apo jo motivi i vërtetë, vetëm drejtuesit e PD-së mund ta sqarojnë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Megjithatë, mbetet fakt se mospërfshirja e Jorida Tabakut dhe Luçiano Boçit ka hapur debat brenda dhe jashtë Partisë Demokratike. Në një kohë kur opozita synon të bindë qytetarët se është gati për të qeverisur, shumëkush pret që në drejtimin e saj të kenë rol edhe personalitete që gëzojnë besim publik dhe përfaqësojnë vlera profesionale e politike.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?