Pse Berisha kërkon nga populli “mosbindje civile”, por vetë nuk e bën që të dalë nga shtëpia ku e kanë mbyllur!?
Sali Berisha është i ftuar në emisonin “Të Paekspozuarit” në MCN Tv, foli për akuzën ndaj tij dhe masën e arrestit shtëpiak.
Ergys Mërtiri e pyeti zotin Berisha se pse nuk e zbatoi vendimin e gjykatës, që u pasua nga vendimi për arrestin shtëpiak dhe pse bën thirrje për mosbindje civile, kur vetë nuk është i gatshëm të angazhohet në mosbindje civile duke thyer arrestin shtëpiak.
Pjesë nga biseda
Ergys Mërtiri: Ju thoni se vendimi për detyrim paraqitje ishte i paligjshëm. Në momentin që kemi një vendim gjykate, që i jep të drejtë SPAK-ut se ky është një vendim i ligjshëm, pra që masa nuk ju pengon ju si deputet, përballë vullnetit të popullit. Kur ju nuk i bindeni gjykatës a nuk ju duket se ju dilni mbi institucionet? Praj ju mund ta ankimonit vendimin e gjykatës, por jo të mos i bindeshit. Kjo është pasoja që ju çoi ju drejt një mase më të madhe. Pse sot i bindeni vendimit të gjykatës, duke qëndruar në arrest shtëpie?
Sali Berisha: Në vendimin e gjykatës ka një vendim ku përfshihen të dy masat dhe siç thotë vetë SKAPI i partisë se vendimi është antikushtetues, por nuk guxon ta shprehë sepse thotë se ky vendim shkeli parimin e proporcionalitetit që është parimi i Kushtetutës, neni 17.
Ergys Mërtiri: Unë di që ka institucione ku ankimohet. Ju mund ta ankimonit, ju të mos i bindeni.
Sali Berisha: Nga vitit 1992 e deri sot kam firmosur me dhjetra vendime dhe ligje. Mos zbato asnjëherë vendime antiligjore, por për fat të mirë këtë parim e sanksionon kushteta e cila, ndodëse kërkon zbatimin e vendimit të gjykatave thotë zbatimin e vendimeve të ligjshme.
Ergys Mërtiri: Kush e cakton kush është e ligjshme?
Sali Berisha: Kur dy gjykata vendosin kushtetuta pothuaj nuk ekziston dhe ai u shpreh se vendimi i dy gjykatësve e superon kushtetutën. Kjo është një bandë që zbaton vendimet e politikës. Samuel Hatington në klasifikimin që u bën diktaturave thotë se ajo më e keqe është ajo e bandave, narkodiktatore që nuk njeh ligj, kushtetutë, rregull.
Dhjetë ditë më parë kjo u sanksionua në rezolutën e organizatës partiake më të madhe në botë. Kur i shtroni pyetjet, kujtoni se jemi në narkodiktaturë.
Ergys Mërtiri: Ka një paradoks në sjelljen tuaj. Juve thoni se kjo është gjykatës e narkordiktaturës, por i bindeni duke zbatuar masën e arrestit shtëpiak.
Sali Berisha: Sepse parlamenti i narkodikaturës vendosi që unë të arrestohem.
Ergys Mërtiri: E bëri në shkelje procedurash.
Sali Berisha: Në një diktaturë ke këto alterntiava: ose do të vazhdosh betejë të hapur, ose do të rrëmbesh armët dhe të luftosh kundër saj. Unë përballem me të çdo orë dhe kjo është betejë kundër diktaturës.
Ergys Mërtiri: Nëse keni ftuar popullin në mosbindje civile, pse zbatoni arrestin shtëpiak kur popullit i kërkoni të kundërtën?
Sali Berisha: Ajo dritare, siç mund të konstatohet nga fjalimet e Ramës, është shndërruar në portën e ferrit për të. Ai mendoi se do të më arkivohet në harresë, por bëri të kundërtën.