Pse deputeti i PS-së Bashkim Fino nuk njeh zgjedhjet në FSHF

Zgjedhjet për kreun e Federatës Shqiptare të Futbollit rizgjodhën në krye të saj, Armando Dukën. Rezultati i votimit ishte dukshëm në favor të Dukës me 38 vota, ndërsa rivali i tij, deputeti i Partisë Socialiste Bashkim Fino mori 24 vota. Tre vota ishin të pavlefshme. Ky votim nuk lë vend për asnjë debat, megjithatë pak minuta pas numërimit të votave, Bashkim Fino deklaroi se nuk njihte rezultatin dhe ndiqte procesin gjyqësor. Mori pjesë, i shtrëngoi dorën fituesit Duka dhe pasi doli jashtë ndryshon mendje dhe deklaron se nuk i njeh zgjedhjet.

Një deklaratë e tillë është lëvizje taktike dhe politike. Fino pretendon se një pjesë e anëtarëve të Asamblesë që morën pjesë në votime nuk ishin të rregullt me dokumentet dhe ishin pjesë e disa shoqatave fantazmë. Pas kësaj, Fino do të nis proceset në shkallët e gjyqësorit me synimin final nxjerrjen të pavlefshëm të votimit. Një strategji e tillë është e ngjashme me atë të zgjedhjeve politike, ku pasi një parti humbet zgjedhjet, e gjen fajin vetëm te manipulimi i votave.

Ajo që është shqetësuese lidhet me faktin se vetëm sot, Bashkim Fino tha që nuk njeh zgjedhjet. Pasi mori pjesë në garë, bëri fushatë në gjithë mediat dhe përdori çdo burim për të mbështetur kandidaturën e tij, deputeti Fino kundërshton rezultatin.

Si rrallë herë në këtë garë u përfshinë gjithë krerët e bashkive të Partisë Socialiste, deputetët e PS dhe njerëzit e afërt familjarë të kryeministrit Edi Rama. Kreu i qeverisë, Edi Rama deklaroi se nuk ishte pjesë e fushatës, por pakkush e besonte se qeveria nuk ishte në mbështetje të Bashkim Finos. Mjafton të shihje mbrëmjen e djeshme darkën e anëtarëve të asamblesë së FSHF, ku Fino mblodhi gjithë kryebashkiakët socialistë për t’u kërkuar votën.

Ironia ishte se Bashkim Fino foli shpesh herë për ndërhyrje politike dhe duke akuzuar opozitën. Në të vërtetë kjo ishte garë që mori ngjyra të forta politike. Por futbollin këtë herë e politizoi Bashkim Fino, si i vetmi kandidat që hyri në garë dhe nuk pranonte të ikte nga karrigia e deputetit të Partisë Socialiste. Ishte i vetmi kandidat deputet në historinë e FSHF që nuk e fshihte se në garë nuk hynte si ligjvënës i partisë në pushtet, por edhe si mik i afërt i vëllait të kryeministrit Edi Rama, siç u tha shpesh në media. Të gjitha këto lëvizje të Finos, krijuan idenë se në FSHF, po trajtohej si pjesë e tepsisë së pushtetit që mori Edi Rama në 23 qershorin e kaluar. Një strategji e tillë e Finos bëri që Duka të merrte mandatin e katërt në drejtimin e FSHF, një fitore që as vetë Armando Duka nuk e kishte menduar nëse përballë do të kishte një profesionist të futbollit.

Sot ankesat e tij për rezultatin janë  të pavend. Votimi ishte i hapur, u pa live. Votuesit nuk ishin emra anonimë, por kryetarë bashkishë dhe personalitete të futbollit.

Zëvendës presidenti i UEFA-s, Grigoruy Surkis ka përshëndetur procesin e zgjedhjeve për kreun e lartë të Federatës Shqiptare të Futbollit. Në një prononcim për mediat, numri dy i UEFA tha se zgjedhjet ishin brenda rregullave.

Surkis monitoroi nga afër procesin zgjedhor në Asamblenë e FSHF në Durrësi.

“Zgjedhjet u zhvilluar në një nivel të lartë tolerance dhe brenda rregullave. U zhvilluan në principe normale . Sigurisht që ka një kandidat fitues, por nuk ka humbës. Është detyrë e presidentit të federatës që të zhvilloje futbollin. Kemi disa ide të reja se si ta ndihmojme futbollin shqiptar.

I takon presidentit të Federatës që të punojë tashmë për të zhvilluar më shumë futbollin në këtë vend, ndërsa edhe ne kemi disa ide të reja, se si t’ju vijmë në ndihmë.

Dëshiroj të përgëzoj edhe Armand Dukën, për fitoren në këto zgjedhje. Armando Duka fitoi sepse pati përballë një kandidat të ardhur nga politika dhe të pilotuar nga qarqe shumë pranë kryeministrit Rama. Një gjë e tillë bëri që rreth presidentit aktual të bashkohen të gjithë faktorët kundër qeverisë. Që nga mediat më të mëdha në vend, gazetarët me emër e deri tek partitë opozitare që kishin në Asamble afro ¼ e votive të kontrolluara prej tyre u mobilizuan që Edi Rama të mos fuste në kthetrat e tij FSHF-në. Kështu megjithëse Fino, i vizatuar si i vetmi kandidat që për arsye politike mund të arrinte të thyente hegjemoninë e presidentit aktual, mori shumë vota politike bashkish, ai krijojë reth vetes një efekt boomerang. Ai tuboi së bashku njerëz që nuk do të ishin bashkuar kurrë nëse ai nuk do të qe futur në garë.

Armando Duka mposhti tepsipolitikën e Edi Ramës.

SHKARKO APP