Pse nuk flasin Berisha-Bardhi për KURUM?

(Editoriali mund të shikohet më i plotë si video ndaj kliko)

Zhurmë e madhe për mbetjet e eksportuara nga porti i Durrësit. PD dhe Berisha përditë akuzojnë qeverinë për këtë skandal. Mbetet në të drejtën e tyre të akuzojnë dhe duhet që organet ligjzbatuese të hetojnë për këtë aferë të madhe, ku asnjë nuk është imun nga hetimi penal.

Ndërkohë ka një handikap të madh në këtë rast, sepse nëqoftëse PD dhe Berisha akuzojnë qeverinë dhe nuk lenë emër pa përmendur dhe mbetet e drejtë e opozitës, por si ka mundësi që asnjëherë nuk e përmendin emrin e kompanisë KURUM në Elbasan e cila fshihet pas mbetjeve të eksportuara nga porti i Durrësit; pse nuk mbrojnë të drejtat e 250 punëtorëve që KURUM shkurtoi menjëherë dhe i la papunë gjoja se ka krizë ekonomike ndërkohë që Shoqëria Kurum del  prej 3 vitesh me fitime shumë të kënaqshme, sipas regjistrimeve mbi bizneset të Open Corporates Albania, krijuar nga Instituti Shqiptar i Shkencave. Dhe këtë e shkruan edhe Zëri i Amerikës, ndaj si ka mundësi që PD dhe Berisha nuk shkruajnë një rresht apo nuk thonë një fjalë më zë kundër KURUM?

Në vitin 2022 Kurum ka qenë e treta në renditjen e kompanive me fitim, ndërsa të dhënat e integruara të Open Corporates Albania tregojnë për një kompani me flukse të mira në xhiro vjetore, asete dhe del me fitim për vite me rradhë.

Kompania turke “Kurum International” që operon në ish-kombinatin Metalurgjik të Elbasanit që prej 1998 rezuton të jetë prodhuesja kryesore në Shqipëri e mijëra ton mbetjeve në vit. Investigimet mediatike nxorrën në dritë se “Kurum” fshihet pas mbetjeve të eksportuara nga porti i Durrësit, për të cilat kompania gënjeu fillimisht, duke mohuar që të kishte lidhje me eksportin. Mbetje të cilat në vend që t’i asgjesonte sipas parametrave të sigurisë, rezultoi se ia kishte shitur kompanisë “Sokolaj”. E ndërkohë që Kurum vijoi të gënjejë, kësaj here nuk u dëgjua zëri i opozitës, e cila zakonisht nuk lë kompani shqiptare apo të huaj pa marrë në gojë, për qëllime të politikës së ditës. Por pse opozita nuk e përmend emrin e Kurum?

Po pse Gazmend Bardhi, deputet i Elbasanit dhe drejtues kryesor në PD, nuk thotë asgjë kundër KURUM. Po për pushimet nga puna të 250 punëtorëve pse heshtin në PD? Po nëse heshtin Berisha dhe Bardhi, pse hesht Agron Gjekmarkaj që nuk ka asnjë interes personal me KURUM? Pse nuk flet as Jorida Tabaku e cila përditë kritikon qeverinë dhe në shumë raste me të drejtë? Pse nuk flet Tomor Alizoti? Po Dhurata Çupi, pse heshtin? Apo kanë frikë nga Berisha dhe Bardhi?

Le ta bëjnë copë qeverinë dhe kryeministrin, por së paku të flasin për KURUM dhe për punëtorët e shkarkuar. Nuk janë pak por 250 familje në një ditë pa punë e pa të ardhura.

Shoqëria Kurum International dhe përfaqësues të sindikatave thonë se kanë arritur më 20 gusht një marrëveshje mbi një pushim kolektiv nga puna, sipas tyre, për jo më tepër se 250 punonjës të dy uzinave, atë të çelikut dhe të petëzimit, për një afat të pacaktuar, por të paktën 90 ditë, ndërsa pjesa tjetër, do të punojë jo më shumë se 22 ditë në muaj.

Ndërkaq duket se shifrat mbi pushimet janë kontradiktore. Sindikatat flasin për 250 shkurtime, ndërsa qeveria përmendë 500 pushime nga puna.

Zëvendëskryeministrja dhe ministre e Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku, theksoi sot për shtypin se është e rëndësishme të mbahet një qëndrim i qartë për këtë çështje, sepse bëhet fjalë për 500 familje shqiptare, njerëz me kontribute në industrinë metalurgjike, dhe se qeveria po e analizon situatën, që ka ndodhur vetëm para dy ditësh.

“Ne do të vazhdojmë që ta monitorojmë situatën. KURUM-i do të jetë i detyruar që të japë shpjegimet e duhura. Kjo është një çështje sociale, që tejkalon çështjet komerciale, tregtare, që mund të lidhen me marrëveshjet që KURUM-i ka me bashkinë e Elbasanit, apo edhe me ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë, sa i takon territorit të Metalurgjikut. Ne e kemi në fokus dhe në ditët në vazhdim do të ketë patjetër një komunikim për këtë çështje, pasi është një çështje sociale, që na shqetëson shumë”, tha zonja Balluku.

Në këtë rast PD do të fitonte pikë edhe në sensing electoral të dilte e të mbronte 250 familjet e lena pa punë, por me sa duket interesat me KURUM janë me të rëndësishme se votat në Elbasan.

Nuk kemi fakte se KURUM ka kapluar dhe mikluar me interesa drejtuesit e PD-së, por kemi të drejtën e Zotit të akuzojmë kur shikojmë se si heshtet në selinë Blu.

Ndaj flisni një fjali të paktën, vetëm një fjali, kundër KURUM si PD për mbetjet dhe pushimet nga puna dhe jeni të larë!

E mira do të ishte të fliste Berisha ose Gaz Bardhi!

KURUM, bujrum në PD!

SHKARKO APP