Pse “populli opozitar” nuk shkon në takimet e Ramës me “popullin”?

Kryeministri Rama ka filluar një tur nëpër rrethet e vendit. A është para përgatitje për fushatë apo thjesht takime, kjo mbetet për tu parë, porse ama kryeministri ka lëvizur nga Tirana. Natyrisht që e luan mjeshtërisht fushatën e takimeve, pasi këtë e ka pjesë të artit të tij manipulues, por ama del dhe flet. Debaton, sajon debate, flet, justifikohet, shantazhon, miklon, sulmon; gjithsesi ka ndezur bazën e tij dhe jo vetëm.

Nuk po i hyjmë debatit se ç’thotë apo ç’premton e justifikon. E kemi te mungesa e daljes së PD-së në bazë. Pse nuk dalin ballë për ballë me Ramën, ose me saktë pse nuk ndez Basha motorët opozitarë?

Si ka mundësi që PD-ja dhe Lulzim Basha nuk përballen me qeverinë në debate te salla ku shkon kryeministri dhe me popull? A i quan Edi Rama “takime me popullin dhe llogaridhënie”? Po. Atëhere, a është edhe opozita, popull?! Pse nuk hyjnë deputetët e opozitës në sallat e Ramës për të folur e debatuar mu përballë tij? Nuk janë takime me bazën e PS-së, paçka se ato fton në takime, porse kur kryeministri thotë se “janë takime me popullin”, pse nuk shkon populli opozitar me deputetët e tij në takimet e kryeministrit?

Swiss Digital Desktop Reklama

Nuk bëhet opozita vetëm me facebook apo me konferenca shtypi! Ku ka më mirë që në iks rreth ku do shkojë kryeministri Rama të dyndet edhe populli opozitar e deputetët e opozitës për të hyrë në sallën ku flet apo “debaton” kryeministri. Nuk është përplasje fizike, është përballje sy me sy me kryeministrin. Nëse Rama nuk lejon të hyjë edhe pjesa e popullit opozitar, atëhere edhe mund të ketë përplasje, por është faji i kryeministrit dhe populli do të shikojë nga media se nuk është llogaridhënie e qeverisë para popullit, por siç luan në të vertetë Edi Rama, me bazën e PS-së.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kryeministri ua ka lëshuar sfidën popullit opozitar, kurse “populli opozitar” nuk guxon të shkojë në sallat ku kryeministrit jep “llogari para popullit (!)?

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?