Pse ra Edi Rama?

Pas tre vjet qeverisje Edi Rama u rrëzua. Erdhi me hov, foli bukur si orator, bëri qeveri kalamajsh në pjesën dërmuese, na mashtroi me elokuencë, nuk keshillohej me asnjëri, filloi të mendonte si Erdogani, projektoi shkatërrimin e çdo elementi progresiv në të majtën, kujtoi se kaloi “ylberin”, ra në pushtet që prodhonte miliona euro, bëri disa punë, degjeneroi si mënyrë qeverisje, filloi të endërronte si lider europian që drejton BE dhe mahniste Merkel dhe Hollande me barcoleta, u bë i dhunshëm në administrimin e pushtetit, despot me administratën, i pabesë me partnerin në koalicion, përulës ndaj deputetëve kriminelë, miklues ndaj së bukurës pa mend në administratë, sportiv kur duhej serioz për hallet e shtetit, tundues përpara lekut, pagues nën dorë për të mbajtur imazhin ndërkombëtar si një lider ballkanik, acarues kur dilte përditë në çdo media aqsa njërëzit filluan të shikonin telenovela nga halli se u dilte Rama në çdo kanal, shpotitës kur duhej të ishte Burrë Shteti, symbyllës përballë drogës nëpër Shqipëri, lakmitar kur votat i mernin të tjerët që rrinin pranë halleve të njërëzve, indiferent përballë socialistëve të thjeshtë, masakrues ndaj atyre që e kundërshtonin edhe nga “vatha” e tij, pazarxhi me media të caktuara mafioze dhe kriminale.

Një Edi Ramë tjetër nga ai që ishte para qershorit 2013. I  ndryshuar, i tjetërsuar dhe mosmirënjohës ndaj njërëzve dhe fatit që e bëri kryeministër.

Rama ra !

Me shpresë se  mund të kthehet ai që ka qenë, dikur. Ka nevojë për largim e freskim të mendjes.

Nuk e besonim se do rrëshqiste kaq keq e kaq shpejt. Por rrëshqiti, për fajin e tij.

S.Prulli

 

 

SHKARKO APP