Pse refuzimi i Ligjit nga Presidenti rriti pikët e Erion Veliajt në PS?

Presidenti Meta refuzoi firmosjen e Dekretit për Ligjin e Teatrit, siç tashmë pagëzohet në gjuhën e përditshme. Ligjin e hartoi dhe e miratoi pikërisht kryeministri Rama. Bile edhe firmën për këtë projektligj problematik nuk e ka Edi Rama, por zv/kryeministrja shkodrane, Senida Mesi. Edhe Fatos Nano apo Sali Berisha kur nuk donin të kishin punë me drejtësinë më vonë, ia kalonin mbledhjen e qeverisë pikërisht zv/kryeministrit. Atë ditë kur duhej firma problematike me projektligjin, Berisha dhe Rama, bënin sikur ishin jashtë shtetit, natyrisht e sajonin mbledhjen pikërisht kur ishin jashtë Shqipërisë. Edhe në këtë rast, nesër kur SPAK apo ndonjë prokurori mund të hapë dosjen e Teatrit, firma do jetë e Senida Mesit. Edi Rama do thotë se nuk kam firmë dhe se ishte parlamenti që e ka votuar. Ndërkohë që Erion Veliaj nuk ka interesa direkte financiare në këtë rast. Të paktën nga informacionet e deritanishme. Kompania negociuese dhe vetofruese është me linjë direkte në kryeministri. Këtë e di edhe vetë Erion Veliaj.

Presidenti i Republikës, pasi u konsultua me shumë juristë, këshilltarë, bile thuhet edhe njerëz e specialistë nga vetë PS-ja, vendosi ta kthejë prapë në parlament Ligjin për rishikim. Arësyet e drejta të kthimit të Ligjit tashmë janë publike dhe nuk ka më mirë se analisti kritik dhe i pavarur Andi Bushati, i cili njihet për mosdakortësinë me Ilir Metën, që ka pranuar në një editorial në portalin e tij lapsi.al ku shkruan se “Ilir Meta ka kryer këtë të premte një akt të denjë për postin që mban. Ai e ktheu në kuvend ligjin skandaloz për shembjen e teatrit, por më shumë sesa ky vendim politik, presidentit i bëjnë nder 9 argumentat që renditi për t’a përligjur zgjedhjen e tij.

Me një gjuhë të përkorë dhe me kujdesin për të qene “i qetë dhe i dashur me të gjithë”, Ilir Meta ka theksuar gjëra shumë të rënda. Të thjeshtëzuara për këdo që bezdiset nga fjalori i koklavitur juridik, ato mund të përmblidhen kështu… (dhe vijojnë argumentat).

Për drejtësinë e kthimit të Ligjit nga Ilir Meta nuk kemi ç’të shtojmë me shumë se sa Andi Bushati. Por po analizojmë efektin pozitiv për Erion Veliajn. Pas kthimit të Ligjit, kryebashkiaku, që tashmë pranohet si numri dy në PS dhe në një të ardhme jo të vonë, ai do të jetë lideri i PS-së; reagoi fort. Reagimi i Erion Veliajt ishte në dukje nopran, me zemërim apo quaje edhe në mërzitje. Por duke ditur raportet e afërta njerëzore, mes Ilir Metës dhe Erion Veliajt, palët kundërshtare në PS kundër Veliajt ishin bërë gati nëse Presidenti e miratonte Ligjin, atëhere do fillonin thathesheme se Meta-Veliaj janë pothuaj një ndaj duhet jo rikandiduar Veliaj në Bashkinë e Tiranës, sepse “është njeriu i Metës”, etj etj idiotsi. Këto nuk i themi me hamëndësi, porse nga takimet me deputetë e zyrtarë në PS, të cilët me shumë janë të lidhur shpirtërisht e në interesa financiare me Sajmir Tahirin.

Edi Rama e ka dyshimin e kësaj lidhje, ndonëse nuk ka asgjë të vertetë, pasi Erion Veliaj mbetet pasionant i Edi Ramës. Veliaj e ka ishull Ramën. Por palët apo grupimet në PS nuk janë të vogla. Ish-ministri Tahiri që tashmë shpëtoi arrestimit nga Gjykata e Lartë, sepse kryeministri për llogari të tij e shkriu edhe këtë gjykatë, po përgatitet të rikthehet fuqishëm në vjeshtë në parlament. Sajmir Tahiri njihet se ka lidhje të forta në Rilindje dhe nuk mund të quhet jashtë loje në PS. Kush e mendon se Tahiri ka “vdekur” në PS e ka gabim. Ai vetëm po pret! Edhe Rama e di, ndonëse më për shtat i shkon Eron Veliaj për t’ia kaluar trashegiminë në PS. Sajmir Tahiri kërcënon edhe kur buzëqesh. Rama e di se çfarë “bombash” ka ish-ministri i brendshëm për qeverinë e PS.

Ndaj në PS mezi prisnin që Ligji të dekretohej nga Ilir Meta. Mënjëherë do fillonin se “ja njeriu i Metës” e mori dekretin, ndërkohë që dihen raportet personale Meta-Rama. Nuk e kishin hallin të Teatri i ri apo te kullat, kjo pjesë e PS-së.

E dijnë se kush e merr “racionin” aty te kullat!

Dhe për dreq Erion Veliaj ishte shumë aktiv në aktivitetet e këtyre javëve të Presidentit Meta. Ishte Meta, ishte dhe Veliaj në aktivitet. Natyrisht kryebashkiaku e bëri se e ka parim se kryetari i shtetit respektohet. Nuk e bëri për Ligjin e Teatrit. Por, pa dashje, Ilir Meta e shpëtoi Erion Veliajn me mosdreketimin e Ligjit për Teatrin. Tashmë nuk ka kush ta akuzojë apo ti fusë në vesh kryeministrit Rama fjalë kundër Erion Veliajt.

Udha e Erion Veliajt në PS, duket pothuaj e sigurtë. Vetëm të ruhet nga Sajmir Tahiri që po pret rastin për lidership në sallën e Kuvendit, ndonëse heziton se SPAK-u mund të mos jetë krejt nën kontrollin e Edi Ramës, si këto organet e tjera të Vettingut.

Gjithsesi Presidenti bëri një veprim kushtetues, por shpëtoi edhe kryebashkiakun e Tiranës në ngjitjen e tij politike drejt majës së PS.

S.Prulli

Në foto: Sajmir Tahiri dhe Erion Veliaj (2006)

SHKARKO APP