Pyetje pa përgjigje nga Artan Shkreli, keshilltari i Kryeministrit Rama
Sqarim: Këto ishin 31 pyetje për keshilltarin e kryeministrit Rama zotin Artan Shkreli, ku u ra dakort për një intervistë që me datën 20 dhjetor 2015. Por duket ka “harruar” ndaj po ia nisim të publikuara,pavarësisht që nga koha kur janë bërë pyetjet kanë evoluar disa ngjarje. Gjithsesi e ruajnë aktualitetin,aq me tepër që Tan Shkreli është mjeshtër i fjalës dhe punës.
Intervistë me z. Artan Shkreli, keshilltar i Kryeministrit Rama
Pyetje 1: Ju jeni keshilltar i Kryeministrit Rama. A mund t’ju pyes direkt: A dëgjon këshilla Edi Rama? Apo stafi i keshilltarëve merr pagën se e kërkon struktura e administratës për të patur edhe keshilltar!
Pyetje 2: Nëse do përgjigjeshit si Artan Shkreli, nëse nuk punonit si keshilltar i Ramës, se si u duket Qeveria “Rama”:E aftë, e dobët apo në korigjim e sipër, si do të thonit?
Pyetje 3: Kur e dëgjoni kryeministrin që flet para publikut kaq gjatë e keni keshilluar që të jetë paksa më konciz apo nuk ia vlen t’ia thuash se nuk dëgjon?
Pyetje 4: Kjo puna e pikturave të Ramës, që siç tha Grida Duma nuk deklarohen në doganë, a ka ndonjë të vertetë apo përherë opozita ia fut kot?
Pyetje 5: Nëse do t’ju kërkonte kryeministri që “Artan, shko në vend të Mirela Kumbaros se nuk po bën gjë të re, ajo” si do të reagonit?
Pyetje 6: Edi, duke qenë vetë artist e njeri i letrave, duhet pranuar se është mjeshtër i fjalës, e pra dua të di nëse fjalimet ia përgatisni ju dhe ai i korigjon apo kur flet gjatë , sa të mërzit ndonjëherë kryeministri, nuk janë fjalimet të shkruara nga dora e tij?
Pyetje 7: Qëkur Edi është martuar me Lindën është bërë me romantik si njeri e më i kujdesshëm me fjalën ? Mendoni dhe ju kështu? Eshtë ndikimi i Lindës apo i moshës?
Pyetje 8: Nëse do të detyroheshit para litarit të të thonin na jep vetëm tre emra ministrash që ty të duken se janë më të aftë e të pa korruptuar, cilët do të thonit? Apo më mirë vareshit se sa gjenit ndonjë emër?
Pyetje 9: Fjala “ zgjedhje të parakohshme” e tensionon kryeministrin apo e ka në mendje vetë ai?
Pyetje 10: Mendoni se ka gjëra që janë bërë keq nga qeveria në këto dy vite apo gjithçka ka ecur vaj ? Nëse nuk ta mbyllin derën në kryeministri pas kësaj interviste a mund të na thuash çfarë nuk të pëlqen tek kjo qeveri? Po tek Rama?
Pyetje 11: A ju duket se kryeministri ka raste që e humbet fillin dhe nervozohet, ndërkohë që duhet të manifestojë forcë e siguri?
Pyetje 12: Ky slogani “të pastrojmë Shqipërinë….” a të duket si pak i stisur kundër Ilir Metës? Ose edhe më saktë a vuan Rama nga forcimi i LSI dhe nuk fle rehat derisa ta zhbëjë, sipas tij.
Pyetje 13: A mendoni se Edi Rama synon ta mbajë pushtetin si dikur Enver Hoxha, porse në epokë digjitale?
Pyetje 14: Po të ishit ju kryeministër, çfarë detyre do ti jepnit Edi Ramës në kryeministri?
Pyetje 15: Emërimet e drejtoreshave të rëndësishme ose në pikat kyçe të pushtetit kanë ardhur se Edi i njeh personalisht kur i ka patur vartëse në Bashki apo mendoni se i ka përzgjedhur si më të afta nga krejt struktura e PS-së?
Pyetje 16:A iu duket se Rama është servil ndaj një televizioni që dikur e masakronte apo mbetet taktikë për të acaruar Saliun?
Pyetje 17: Nëse po merret me drejtësinë për ta reformuar përse kryeministri nuk bën edhe një ligj për të kontrolluar burimet e financimit të masmedias, pra që ditën e parë të krijimit të çdo media? Apo ka frikë se disa media pro tij mund të dalin me para publike të vjedhura nga tenderimet e privatizimet?
Pyetje 18: Tash dy vite që jeni keshilltar në cilët momente e keni parë kryeministrin në pozita të vështira dhe që u ka kërkuar mendim?
Pyetje 19: Mendoni se në dy vitet që kanë mbetur Edi Rama do ti mbajë premtimet elektorale apo prapë “fajin e ka Saliu”?
Pyetje 20: A ju duket se ambasadori amerikan Lu është kthyer si një Guvernator i Shqipërisë, pra edhe mbi kryeministrin Rama?
Pyetje 21: Nëse Edi Rama do të kërkonte Mocion Besimi në parlament si mendoni se do të votonte LSI?
Pyetje 22: A takohet kryeministri Rama fshehurazi me deputetin Tom Doshi?
Pyetje 23:A ka ndërmend të bëjë ndryshime në qeveri në janar,kryeministri?
Pyetje 24: Ben Blushi për ju është politikan shumë i mirë apo vetëm shkrimtar me talent?
Pyetje 25: Sa orë punon kryeministri në zyrë?
Pyetje 26: Ka dalë një shprehje në rrjete sociale “ Mirëvjen zoti Rama në Shqipëri!”. Mendoni se kanë të drejtë se më shumë mbeti jashtë shtetit?
Pyetje 27: A i shkon ndonjë herë mendja Ramës edhe për dorëheqje kur lodhet në punët e tij dhe nuk ia gjen shtegun për ti zgjidhur?
Pyetje 28: A iu duket se Edi Rama ka me shumë pasion punësimin e elementit femër në administratë. Lidhet me ndonjë nostalgji të tij për elementin femër apo vertet beson se femrat janë me të zonja se burrat?
Pyetje 29: Kur kryeministri hyn në kryeministri a ka ndonjë zyrtar të kryeministrisë që guxon të marrë “frymë”?
Pyetje 30: A keni pikasur se Edi Rama punon që të mbetet në histori apo nuk guxoni ta mendoni se ai i ngjason paksa metodave të Enverit dhe Saliut, në disa raste?
Pyetje 31: Nëse do ishit profesor dhe të jepnin të drejtën për të vlerësuar me nota nga 1 deri në 10 këto liderë: Ahmet Zogun, Enver Hoxhen, Sali Berishën dhe Edi Ramën, si do ti votonit?