Qeparo përmbytet në pak minuta
Reshjet e dendura shkaktojnë përmbytje në Qeparo.
Vërshimi i ujit në Qeparo ka shkaktuar përmbytje në rrugë, toka dhe banesa. Pamjet e mëposhtme i përkasin lagjes Valta.
Intensiteti i lartë i reshjeve, në një kohë shumë të shkurtër, e bëri të pamenaxhueshme gjendjen dhe përballimin e ujit nga infrastruktura kulluese.
Po punohet për të punuar në normalizimin e gjendjes, riparuar dhe ç’bllokuar kanalet e bllokuara nga dheu dhe materialet inerte që kanë sjellë vërshimi i përrenjve.
KOHA JONË SONDAZH

