Qeveria drejt rrëzimit. Edi Rama mbledhje urgjente me ministrat e PS

Kryeministri nisi një deklaratë të shkurtër në facebook se gjoja është dakort me I.Metën, por e ka të qartë se ora ka filluar të numërojë mbrapsht për qeverinë e tij. Orë të rëndësishme brenda mazhorancës që po qeverisë vendin. Pas deklaratës së kreut të Kuvendit, Ilir Meta se vendi duhet të shkojë në zgjedhje të parakohshme pas miratimit të reformës me një qeveri teknike kryeministri Edi Rama ka thirrur në një mbledhje urgjente ministrat socialistë. Ministrat dhe eksponentët e PS-së kanë hyrë një e nga një tek vila qeveritare në Durrës si dikur njësitet guerile.

Takimi po mbahet në vilën qeveritare të Durrësit.

Të pranishëm janë edhe disa zyrtarë të lartë të Partisë Socialiste. Nga burime pranë qeverisë mesohet se kryeministri Rama është shprehur kundër krijimit të një qeverie teknike që do ta çonte vendin në zgjedhje të parakohshme.

Pozicionimi i aleatit të tij në qeveri ndryshe nga mazhoranca do të çojë në një ndarje të PS me LSI. Qeveria praktikisht ka rënë. Mundet të shtyjë edhe disa ditë, por që pas deklaratës së Metës sot në mesditë kabineti Rama quhet i rrëzuar.

Edi Rama po përgatitet me skemën e tij që të shkojë në zgjedhje të parakohshme si kryeministër i një qeverie tjetër, por nuk bën 71 vota. Ka filluar gjuetia e votave në parlament nga PS.

Rama do të provojë fillimisht të bëjë një qeveri me socialistët dhe me disa parti të vogla siç është PDIU ose edhe ndonjë deputet që mund të “peshkohet” gjatë rrugës. Nëse edhe ky variant dështon dhe ai nuk i bën numrat në parlament, vendi do të shkojë në zgjedhje të parakohshme.

Kjo u vendos sonte, por nuk dihet skema tjetër e Metës…

SHKARKO APP