Qeveria duhet të shpallë Ditë Zie Kombëtare

Nga Ilir Babaramo/

Kombi shqiptar në të dyja anët e Drinit ështe në zi. Eshte ndarë nga jeta një amerikan i madh, ndoshta më i madhi në historinë tragjike të shqiptarëve.
Bushit senjor, ne kohë të ndryshme, dy gjysmat e kombit i detyrojnë lirinë. Eshte ai që rrëzoi “perandorinë e së keqes” që në Shqipëri ashtu si në krejt Lindjen komuniste beri të mundur te fryjë era e lirisë.

Dy vjet më vonë, në ditën e krishlindjege të vitit 1992 përcaktoi një nga zhvillimet më të rëndësishme në historinë e shqiptarëve, atë që historia e Ballkanit e njeh si “christmans ëarnig”. Ndonëse kishin kaluar dy muaj nga humbja e zgjedhjeve dhe ekipet e transicionit pergatisnin hyrjen e presidentit klinton në shtepine e bardhe, presidenti Bush do dilte para kamerave në zyren ovale per të paralajmeruar Miloshevicin se nese konfliktit e zhvendoste në Bosnja në Kosova, Jugosllavia do bombardojej nga Shtetet e Bashkuara. Gjithë analistet e kohës besojnë se ceshtja e Kosovës do ishte zgjidhur kohe më parë nëse Bush senjor do kishte fituar mandatin e dytë.

Ai është babai i një tjeter amerikani të madh. Në vizitën e vetme që një president amerikan ka bërë në Shqipëri , Bush junior në një nga datat më të rëndësishme në historinë e shqiptarëve 10 qershor 2007 do të deklaronte anëtaresimin e Shqipërisë në Nato dhe shpalljen e pavaresisë së Kosovës. Time is now, do thoshte Bush junior në krah të kryeministrit shqiptar Berisha.

Për të treguar se jemi një komb mirenjohës qeveria shqiptare duhet te shpallë ditë zie kombëtare. Qeveritë e dikurshme kanë detyruar shqiptaret të mbajnë zi zyrtare për Stalinin, Maon, Ho Shi minin. Qeverisë aktuale i duhet të formalizojë ndjenjën njerëzore kanë gjithë shqiptaret nga të dyja anët e Drinit për humbjen e një miku të madh.

Time is now

SHKARKO APP