Qeveria mashtron çamët, pabesi e madhe ndaj PDIU

Pabesi e madhe ndaj PDIU dhe kauzës se saj. Qeveria shqiptare ka bërë një mashtrim të madh publik. Gjatë bisedimeve mes dy ministrave Bushati dhe Kotzias në Kretë e me pas në Korçë u tha se mes çështjeve të tjera ishte diskutuar edhe çështja çame. Por mashtrimi doli shpejt.

“Nuk ka asnjë çështje çame dhe sigurisht që nuk është temë diskutimi mes dy palëve”. Kështu ka thënë ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Kotzias, në një letër drejtuar deputetëve të opozitës greke, pas interesimit të tyre për bisedimet me Shqipërinë, nëse ka qenë apo jo çështja çame pjesë e diskutimeve.
Partia Drejtësi Integrim dhe Unitet ka akuzuar qeverinë shqiptare se nuk e ka marrë në konsideratë çështjen çame gjatë negociatave me Greqinë. Tashmë doli hapur se gjithçka ishte një mashtrim i madh. PS dhe Rama pasi hoqën qafe Shpëtim Idrizin dhe Mesila Dodën duke mos i lenë të futen në Kuvend, larguan edhe deputetin Aqif Rakipi, i cili ishte çami i fundit në parlament, pasi dy të tjerët nuk kanë asnjë lidhje me PDIU dhe çështjen çame.

Pra nuk ka më asnjë hezitim se qeveria shqiptare ka mashtruar pa pikë turpi. Jo vetëm që nuk e ka zgjidhur, por as nuk e ka përmendur ministri Bushati. Kjo u deklarua zyrtarisht nga ministri grek për opozitën greke se “nuk është diskutuar fare çështja çame me ministrin shqiptar zotin Bushati”.

Do të ishte normale brenda anormalitetit që ministri shqiptar të thoshte se nuk munda ta fus në agjendë problemin çam, pasi nuk me lanë hapësirë (edhe kjo antikombëtare) sepse duhej firmosur çka donte pala greke për hir të vote në BE, votë e cila mbetet prapë e dyshimtë.

PS-ja e tradhtoi krejt çështjen çame, duke e groposur për sa kohë te jenë në pushtet Rilindja.

SHKARKO APP