Qeveria “RAMA 4”

Pothuaj të gjithë në PS janë me zemër në dorë për qeverinë e re ose me saktë ata që janë ose ata që aspirojnë të jenë në kabinetin “RAMA 4”.

KQZ sot apo nesër duhet të dalë me rezultatin zyrtar përfundimtar të zgjedhjeve të 11 majit 2025. Ishte deputeti i 140 që u vendos dje nga kolegji Zgjedhor, ndaj tashmë KQZ do ti çojë presidentit të Republikës rezultatin final.

PS, si rregull, i dërgon Presidentit emrin e kandidatit për kryeministër, që dihet se është Edi Rama. Formalitete kushtetuese, por gjithsesi duhen respektuar.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërkohë qeverinë e re Edi Rama e ka projektuar. Vetëm ai e di kush do jenë ministrat e “RAMA 4”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Por për dreq, nga tradita e thashethemeve shqiptare, pothuaj 35 vjeçare, zien kazani i hamëndjeve, apo delirantë që flasin lart e poshtë se “do jem ministër”.

Pavarësisht se me Edi Ramën askush nuk e di para se ai të shpallë listën e ministrave, prapë nuk rrijnë pa llomotitur apo aspiruar disa prej tyre.

Takova këto ditë, rastësisht, disa deputetë të PS.

-Je në listë?

-Besoj se po!

-Të ka thirrur kryeministri?

-Jo, por me ka nis sms “si je?”!

-Ehë, e paske të sigurtë- i thashë aspirantit për ministër- Blije kostumin e ministrit!

Krejt pa dashje takoj një deputete të re.

-Ministre?!- e pyeta.

-Them se po!

-Të thërriti?

-Jo! Por një shoqe e imja me tha se “mendoj se të takon”.

E kështu disa flenë si mbi gjëmba, që janë sot ministra, kurse disa syresh fantazojnë.

Në fakt Edi Rama pyet, shoshit, takon, pleqëron, por vetëm në kokën e tij janë pjestarët e kabinetit të ri.

Kushdo prej tyre gënjen veten, vetëm do të mbajë kostumin e ri që ka blerë për ministër, sepse edhe me e besuara e Edi Ramës, Vali, një grua e jashtëzakonshme administrate, e merr vesh 1 minutë para se Rama ta nis për presidencë!/Spiten Prulli/

 

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?