Qeveria shqiptare jep falas Greqisë 12 milje detare nga deti shqiptar në Sarandë

Skandal qeveritar. Qeveria shqiptare dhuron Greqisë 12 milje det nga deti shqiptar. Kjo është skandaloze. Eshte bërë marrëveshja gati, ndërsa publiku shqiptar nuk di asgjë për dhurimin e ujërave territoriale shqiptare.

Ministri i Jashtëm grek, Nikos Kotzias në një intervistë për televizionin kombëtar grek ERT, ka thënë se Shqipëria dhe Greqia kanë rënë dakord për kufirin detar. “Shqipëria pranoi zgjerimin e ujërave greke me 12 milje detare. Shpresojmë që pakti të arrihet në muajin prill të këtij viti. Shqipëria gjithashtu do korrigjojë edhe tekstet shkollore” – ka thënë Nikos Kotzias.

Lajmin e raporton media greke Skai.gr, që shkruan se Kotzias është shprehur se Shqipëria ka pranuar zgjerimin e ujërave territoriale greke me 12 milje detare nga brigjet helene, maksimum ky i lejuar nga Konventa e Kombeve të Bashkuara mbi Ligjin e Detit.

Kotzias ka thënë se pakti me Shqipërinë do mbyllet para se Tsipras të vizitojë Shqipërinë. Marrëveshja me Shqipërinë, shkruan Skai.gr vjen pas një klime të mirë bisedimesh mes Tiranës dhe Athinës në përmirësimin e marrëdhënieve mes dy shteteve.

Deklarata e Kotzias vjen pas një tjetër prononcimi të ditës së djeshme ku Kotzias mohoi të ishte diskutuar çështja çame në tavolinën e bisedimeve.

Pra edhe çështjen çame e humbëm, edhe detin po e falim e ç’duhet me tepër tradhti kombëtare të bëjë një qeveri?!

SHKARKO APP