Qeveria investon qindra mijë euro të përçajë dhe që të konfrontohen fizikisht studentët heroikë
Dita e pestë e protestës së studentëve është shoqëruar pak minuta pas nisjes me një incident serioz. Një prej protestuesve që mori fjalën provokoi studentët. Reagimet e studentëve kanë qenë të menjëhershme duke kërkuar largimin e tij.
“Po tentojnë të na përçajnë. Nuk e dimë kush është personi që tenton të flasë. Ne duam të plotësohen kërkesat tona. Kaq duam” – tha një student. Studentët shprehen se pedagogu është pjesë e ‘Lëvizjes për Universitetin’ të cilën ata e konsiderojnë si lëvizje politike. “Je përfaqësues i Lëvizjes komuniste. Larg politika. Nuk duam përçarës në protestë” – u shprehen studentët në kor.
Por provokimi i studentëve në mes të protestës është një gjest që shkon përtej incidenteve të rastësishme. Personi që mori fjalën është pedagogu Jani Marka, por sipas studentëve qëndrimet e tij janë politike dhe ka ardhur në protestë për ta përçarë atë. Pedagogu së bashku me pedagogun tjetër Arlin Qorri bën pjesë në një shoqatë që sipas studentëve merr para nga Qeveria. Kjo është akuza e thënë në sheshin para ministrisë së arsimit nga studentët.
Në protestë mund të flas kushdo që mbështet studentët, por nëse qëllimi është ti provokojë studentët dhe të krijojë përplasje fizike mes tyre kjo nuk është tjetër veçse tentativë për të përçarë dhe provokuar fizikisht protestuesit.
Kjo është kriminale nga segmentet e qeverisë, të cilët janë lëshuar me urdhër nga kryeministri për ti përçarë dhe ti nxjerrin studentët para opinionit publik si kalamaj që nuk dijnë ç’të kërkojnë. Edhe njëherë, të fusësh përçarjen te kjo rini studentore e mrekullueshme, e emancipuar, heroike dhe që është e ardhmja e vendit, mbetet një veprim kriminal.
Është po e njëjta skemë që u përdor edhe dje me disa gjasme studentë që kundërshtonin banorët e Unazës së Re në emër të protestuesve.
Futja e elementëve që duan ti japin protestës karakter tjetër nga ajo që kërkojnë studentësh është jo vetëm e dëmshme për protestën, por edhe e rrezikshme pasi mund të sjellë përplasje fizike me të rinjtë. Ka vetëm një forcë politike që i intereson që protesta të marrë këtë drejtim, dhe kjo është qeveria.
Pasi tentuan ta cilësonin protestë të ngelsave, pasi tentuan ta blenë me joshje dhe gjysmë premtime, qeveria ka vendosur ta shkatërrojë protestën duke provokuar incidente të turpshme. Në ditën e pestë të protestës studentët janë edhe më shumë se më parë dhe kërkojnë plotësimin e kërkesave të tyre të ligjshme dhe që lidhen me arsimin.
Mos e prekni rininë studentore, mos e përplasni, zotërinjë qeveritarë! Mos bëni krim se boll krime dhe vjedhje keni bërë deri më tani!
Në foto: Katershja, sipas studentëve protestues, e futur nga qeveria për të përçarë protestën