Qeveria ushqehet në drekë-debat te “Mrizi i Zanave” në Fishtë të Lezhës

Kryeministri Rama dhe ministrat janë që mbrëmë në Lezhë. Pas dëgjimit të problemeve nga kryebashkiaku lezhjan Fran Frroku, qeveria shkoi për drekë te “Mrizi i Zanave” në Fishtë një nga vendet me piktoreske të Lezhës dhe jo vetëm. “Mrizi i Zanave”, “Rapsodia” dhe “Diella” restorant, buzë detit, janë vendet ku shkojnë qindra e mijëra turistë. Kryeministri i entuziazmuar nga vendi turistik në Fishtë, një perlë kombëtare, vuri ministrin e bujqësisë Niko Peleshi t’i fliste për bujqësinë dhe blegtorinë, ndonëse dreka ishte konceptuar në formën e drekës-debat, ku ishin të ftuar disa biznesmenë të rëndësishëm të zonës. Dreka ishte sebepi, pasi u debatua se si mund të vihet më në efiçensë fshati, pikat turistike, pasi janë një rezervë e madhe punësimi dhe relaksi.

Dreka ishte një gjetje e Endri Fugës nga pikëpamja regjizoriale.

Vetë Rama ka postuar këtë video dhe tekst në profilin e tij në facebook:

Fishtë, Lezhë – Tek Mrizi i Zanave, një strukturë ekselente e agroturizmit, me sipërmarrës të fushës pas vendimit të djeshëm të Qeverisë që përcakton kriteret e klasifikimit të strukturave agroturistike; vendimi do të pasohet nga një program mbështetje financiare e fiskale për zhvillimin e agroturizit. Ministria e Bujqësisë e Zhvillimit Rural dhe Ministria e Turizmit e Mjedisit po hartojnë një ofertë të re në mozaikun turistik shqiptar, TURIZMI NË FSHAT – një potencial i jashtëzakonshëm dhe i pashfrytëzuar, për rritjen e ekonomisë, punësimit, mirëqenies. (Edi Rama)

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/10155471307461523/

SHKARKO APP