Qeveritarë! Shikoni “The Globe Theatre” në Londër, është e vitit 1599
Julian Deda, artist dhe aktor i mirënjohur, djali i aktorit të madh të humorit, Zef Deda, ka postuar sonte në facebook një shënim dinjitoz shoqëruar me një foto nga The Globe Theatre i Londrës, i cili është ndërtuar në vitin 1599. Teatri anglez është djegur, por prapë e kanë rindërtuar. Atje në vend të tij nuk ka kulla biznesi. Bile as afër tij.
Po kjo është Londra dhe jo Tirana e qeverisë Rama, e cila do me çdo kusht don të rrëzojë godinën historike të artit shqiptar. E duan me çdo kusht të shëmbur.
Kullat presin të fillojnë betonin në vend të Teatrit!
Postimi i Jul Dedës:
“Shikojeni pak këtë ndertesë. Nëse ju duket si një shtepi fermeresh, gaboheni. Ky është The Globe Theatre në Londër, i ndërtuar në 1599, i shkatërruar nga zjarri në 1613 dhe i rindërtuar një vit më vonë e në vazhdim për ta bërë siç ishte, e përsëris, siç ishte. Kjo godinë funksionon edhe sot e kësaj dite si Teatër, pra e përsëris edhe njëherë, siç ishte..!
Kurse ne jemi me trima dhe më të zgjuar, sepse edhe nëse nuk vepron zjarri apo tërmeti e shkatërrojmë vetë për të bërë kulla..!
Në foto: The Globe Theatre në Londër (Angli)