Qytetarët marrin shërbimet online pa paguar asnjë lekë. Eshtë në natyrën e njeriut ta harrojë shpejt të keqen…

“Disa e kanë aq të pamundur të shijojnë një të mirë, të kënaqen me një arritje të vendit, të pranojnë një ndryshim domethënës, sa që edhe kur shohin një tabelë aq kuptimplotë, si ajo e klasifikimit të Raportit të OKB për Zhvillimin Digjital të Shërbimeve Publike, ku Shqipëria renditet me meritë e 8-ta në Europë dhe e 19-ta në botë, ia nisin romuzeve, sharjeve e deri edhe akuzave për manipulim të OKB-së
Eshtë në natyrën e njeriut ta harrojë shpejt të keqen, por sot, kur mesa duket disa nga ata që i marrin shërbimet online pa mbajtur radhë e pa nxjerrë asnjë lek nga xhepi si deri dje që paguhej edhe për të hyrë pa radhë, e kanë kaq të pamundur ta vlerësojnë punën e jashtëzakonshme që është bërë në këtë drejtim, them se ia vlen t’ua rikujtojmë me disa pamje arkivash, se si ishin shërbimet për qytetarët e këtij vendi vetëm deri para disa vitesh”- shkruan kryeministri Rama këtë të dielë.
Ndërkohë kryeministri ka publikuar foto se si qytetarër rrinin në radhë me orë për të mbaruar ndonjë punë në zyrat e shtetit.

SHKARKO APP