Qytetarët e rrënuar nga tërmeti ngrihen në protesta. Në Durrës rrethojnë bashkinë

Po bëhet një vit që kur ra tërmeti i 26 nëntorit dhe ende nuk ka filluar puna për ndërtimin e shtëpive të premtuara, ndërkohë BE dhe Bankat dhanë mbi 1 miliardë euro ndihma dhe kredi.

Po kështu banorët e dëmtuar ankohen se nuk jep njeri ndihma apo t’ju paguajnë lekët e qerasë, siç u premtua nga kryeministri Rama.

Që prej 26 nentorit 2019 e deri tani nuk duken shenjat e mbajtjes së premtimeve nga qeveria, ndaj banorët e zonave, Durrës dhe përreth kanë dalë në protestë te bashkia e Durrësit. Ata kanë rrethuar bashkinë, ndërkohë që forca të shumta policie ndodhen në sheshin para bashkisë.

Po kështu mësohet se edhe qindra familje po shkojnë drejt bashkisë së Durrësit. Sipas korrespodentit tonë në Durrës ka konfrontime të vogla mes protestuesve dhe policisë.

SHKARKO APP