Qytetarët i përgjigjen thirrjes së studentëve: Nesër jemi bashkë në shesh! Frikësohet Rama
Pas skadimit të ultimatumit të studentëve ndaj Edi Ramës dhe pas një sërë provokimesh e tentativash nga qeveria për t’i përçarë ata, studentët kanë kërkuar sot ndihmën e gjithë shqiptarëve. Në apelet që kanë bërë sot para Kryeministrisë, të bojkotuar nga media qeveritare dhe të shantazhuar nga qeveria për të shpërbërë protestën, studentët kanë bërë thirrje për gjithë shqiptarë që t’i bashkohen protestës së tyre në shesh. Apeli u bë nga djemtë dhe vajzat që qëndrojnë prej 10 ditësh në shesh dhe kërkojnë plotësimin e kushteve. Ata kanë kërkuar ndihmën e prindërve, vëllezërve dhe motrave shqiptarë që të protestojnë për të detyruar qeverinë të plotësojë kërkesat e tyre. Ata presin t’iu bashkohen çdo shqiptar që iu jep të drejtë studentëve.
Pak orë pas apelit të tyre ka ardhur dhe reagimi i parë publik. Banorët e ‘Unazës së Re’, të cilët vijuan edhe sot me protestën e tyre kundër projektit që prek rreth 316 shtëpi deklaruan se nga nesër do të jenë në protestë me studentët.
“E duam Shqipërinë pa Edi Ramën, sepse ai është një kriminel, hajdut dhe mashtrues. Jemi me studentët, studentët janë bijtë tanë. Nesër në orën 9 të gjithë bashkuar, të gjithë të bashkuar jemi të fituar”,- tha një prej banorëve gjatë protestës, duke zbuluar se do t’i bashkohen kauzës së studenteve.
“Thirrja e banorëve të Unazës së re dhe qytetarëve është që nesër t’i bashkohen studentët, sepse kauzat shkrihen në një. Tashmë nuk është më kauzë e Unazës së Re, por e gjithë Shqipërisë. Ju e shikoni si i denigron studentët nga mëngjesi deri në darkë. Kauzat janë bashkuar në një, dhe ne do të kemi vetëm parullën “Rama ik”.
E njëjta thirrje u bë edhe nga avokati Artan Manushaqe, i cili argumentoi se mbështetja për studentët do të jetë e pakufizuar, pasi ata janë e tashmja dhe e ardhmja e vendit.
“Të gjithë banorët nesër të Unazës së Re,Bregut të Lumit, naftëtarë, minatorë, infermierë, intelektualë, mjekë të bashkohen me kauzën e studenteve dhe t’i mbështetin studentëve jo thjesht si e ardhmja e këtij vendi, por si e ardhmja dhe e tashmja”, u shpreh avokati, Artan Manushaqe.
Nesër është dita e 11-të e protestës së të rinjve, që kërkojnë ulje të tarifave dhe përmirësimin e gjendjes së arsimit në vend.
Thirrjes së tyre për ndihmë pritet tu bashkohen edhe shumë qytetarë të tjerë. Por nga frika kryeministri ka vendosur që ditën e shtunë (15 dhjetor) të mbledhë urgjent parlamentin dhe të sjellë disa studentë të blerë e ti miratojë gjithë kërkesat.
Frika ruan vreshtin, thonë në LSI, ndaj Rama po vrapon të kap cilindo vetëm e vetëm të ruajë karriken e kryeministrit.
VIDEO/Thirrja e studentëve për gjithë shqiptarët: Duam ndihmën tuaj
https://www.facebook.com/kohajone/videos/969356023251184/