Radha e emigrantëve/Ndërhyri Rama por nuk bëri gjë, telefonoi Janullatos dhe u hapën kufinjtë

Burime të besueshme tregojnë për KJ se ndërhyrjet e vonuara të qeverisë Rama nuk kanë bërë punë në zgjidhjen e situatës për radhët biblike të emigrantëve shqiptarë për të kaluar pikat kufitare të Kakavijës dhe Kapshticës.

Stërmundimi disa ditor i mijëra qytetarëve ka marrë fund dje vetëm pasi Kryepeshkopi Janullatos ka telefonuar kryeministrin grek Micotaqis.

Këtë e konfirmon edhe ministri Majko , ndonëse ruan me kujdes qeverinë e tij nga skandali.

Swiss Digital Desktop Reklama

Postimi i plotë i Pandeli Majkos:

Swiss Digital Mobile Reklama

Falenderim për të gjitha strukturat shtetërore të angazhuara për përmbylljen e emergjencës humanitare veçanërisht për trupën ushtarake dhe policore të angazhura në kufirin me Greqinë fqinje, nën drejtimin e kolegëve Olta Xhaçka dhe Sandër Lleshi.

Ndaj si më të veçantë, që pavarësisht moshës, angazhimin të cilin ja kërkova kryepeshkopit Anasatas Janullatos, në ndërmjetësimin që kriza të përmbyllej sa më shpejt.

Të tjerat, janë fjalë për ‘lugën’ e atyre që dinë veç çfarë nuk duan.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?