Radio shtetrore gjermane DW: Protestë kombëtare me thirrje kundër qeverisë Rama

Në përvjetorin e rrëzimit të bustit të ish-diktatorit Enver Hoxha opozita shqiptare zhvilloi një protestë kombëtare në Tiranë. Protesta u shoqërua me incidente, hedhje molotovësh dhe gaz lotsjellës.

Protesta e opozitës u zhvillua përballë Kryeministrisë. Gjatë saj kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha hodhi akuza në drejtim të qeverisë dhe të kryeministrit Edi Rama, “se po përdor ligjin për të vjedhur qytetarët.

Berisha: Rama si Enver Hoxha, i ka ditët e numëruara

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjatë fjalimit të tij kryedemokrati Sali Berisha bëri paralelizma mes qeverisjes aktuale dhe periudhës së diktaturës komuniste. Për Berishën, Rama po e qeveris vendin njëlloj si Enver Hoxha, duke theksuar se, sipas tij, qeveria do të përballet me të njëjtin fund politik.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Satani i shqiptarëve, Enver Hoxha, siç dihet vdiq në vitin 1985 por e vërteta është se diktatura e tij vazhdoi të sundonte fuqiplotë deri në ditën që ne shembëm shtatoren e tij, kultin makabër të Enver Hoxhës, që kishte pushtuar shpirtrat e shqiptarëve. Njëlloj si sot, Rama është një kufomë politike, kalbësirë politike i damkosur, i diskredituar, i tmerruar. Njësoj si shtatorja e Enver Hoxhës, do të mbetet në atë zyrë për sa kohë nuk do ta tërheqim prej saj, siç tërhoqëm Hoxhën 35 vite më parë”, u shpreh Berisha.

Tensione mes protestuesve dhe policisë

Pas përfundimit të fjalimeve protesta u shoqërua me incidente. Disa protestues hodhën koktej molotov në drejtim të godinës së Kryeministrisë. Policia reagoi duke përdorur gaz lotsjellës për shpërndarjen e turmës.

Më pas protesta u zhvendos drejt Kuvendit të Shqipërisë. Fillimisht organizatorët kishin deklaruar se nuk do të shkonin drejt Parlamentit, për të mos penguar faljen e besimtarëve në xhaminë e Namazgjasë, për shkak të muajit të Ramazanit. Megjithatë, tubimi vijoi edhe në këtë zonë, prej nga u raportuan sërishhedhje molotovëshnë drejtim të forcave të rendit. Policia ndërhyri përsëri me gaz lotsjellës për të shpërndarë protestuesit.

Si pasojë pati edhe të lënduar, mes tyre edhe deputeti Luçiano Boçi. Policia shoqëroi në komisariat 25 protestues.

Më herët ministrja e Brendshme, Albana Koçiu, deklaroi se Policia e Shtetit nuk e kishte miratuar protestën, por kishte marrë masa për garantimin e rendit dhe të sigurisë publike, bazuar në informacionet paraprake për rrezik incidentesh të dhunshme.

Reagojnë socialistët: Dënojmë dhunën

Teksa protesta ishte drejt fundit, socialistët njëzëri kanë dënuar aktet e dhunës të regjistruara në protestën e 20 shkurtit. Ministrja e Brendshme, Albana Koçiu u shpreh se “dhuna nuk është zgjidhje.”

“Dënojmë çdo inkurajim aktesh dhune nga drejtues të opozitës. U bëjmë thirrje organizatorëve të protestës që t’u bëjnë apel simpatizantëve që të shmangin aktet e dhunës dhe të mbajnë të miturit larg çdo akti që do të rrezikonte jetën e tyre dhe të qytetarëve. Dhuna nuk është zgjidhje! Dhuna është shfaqje e dëshpërimit nga ata që në vend të alternativës krijojnë skena që rrezikojnë jetën e qytetarëve, të policëve dhe të gazetarëve”, u shpreh Koçiu.

Kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla, e akuzoi Sali Berishën duke u shprehur se “Vetëm një i mbaruar politikisht, mendërisht dhe fizikisht mund të godasë flamurin kombëtar, flamurin e BE-së, policinë e shtetit dhe institucionet e vendit. Turpi nuk është i këtij matufi, por i atyre pak që kanë mbetur dhe i shkojnë mbrapa”.

Berisha në protestë, kryeministri Edi Rama në SHBA

Teksa opozita ishte në protestë kryeministri Edi Rama nuk ishte kthyer ende nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Me ftesë të presidentit të SHBA-së, Donald Trump, Rama ishte pjesë e Bordit të Paqes, që u mblodh në Uashington të enjten, më 19 shkurt.

Brunilda Kazani (DW)

Protesta e PD-së, kryeministri Edi Rama: Kur mortja e shtyn qenërinë tek dera e xhamisë…

”Fali Zot, se nuk dinë ç’bëjnë”, ministrja Koçiu ndan pamjet: Besimtarët duan paqe, banda e molotovit nxit dhunë

Luçiano Boçi flet nga spitali: Tentova të largoja mjetin shpërthyes. Më janë djegur tre gishta

 

VIDEO/ Lutfi Dervishi: Këta policë po mbysin veten, kalimtarët dhe besimtarët në xhami me gaz lotsjellës

Policia hedh gaz të madh edhe tek selia blu, Berisha: Po i kalojnë vijat e kuqe

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Ftesa e Trump e shpëton Ramën nga sulmet e brendshme politike?