Rama akuzon se nuk duhet djegie nga protestuesit. OK! Por shikoni se ç’ka bërë PS në vitin 2011 (foto)

Kryeministri Rama flet se protestat duhet të jenë paqësore. Ai, këto ditë, po akuzon protestuesit se po bëjnë akte jo normale, bile po ushtron dhunë policore edhe ndaj minorenëve.

Në fakt protestat do ishin mirë të ishin paqësore, kudo.

Por kur qeveria vjedh, dhunon dhe largon rininë nga vendi e ku njerëzir mezi shtyjnë muajin se nuk kanë se si të jetojnë apo kur të rinjtë nuk gjejnë punë, por mezi presin ti marrin një 2 mijë leksh prindërve të tyre, nuk ka se si të mos shpërthejnë, edhe me djegie e zjarr.

Zemërimi, kur të vjen shpirti te buza, nuk mban më, por shkatërron. Aq me tepër kur shteti të vret vetëm për një maskë, nuk mbahet populli.

Në këtë rast dogjën një pemë dhe ca kazanë apo disa semaforë. Nuk është mirë, porse kur shikon se jeta të merret me plumb, kur nuk ke perspektivë për jetesë, kur shikon se si qeveria vjedh hapur dhe e thotë edhe Organizata më e madhe ndërkombëtare, e njohur për luftën kundër korrupsionit, Transparenca Ndërkombëtare (IT- International Transparency), atëhere ç’të bëjë rinia? Të ul shpinën ndaj dajakut qeveritar apo reagon?

A nuk ka parë kryeministri Rama se si protestat në SHBA për vrasjen e një njeriu me ngjyrë dogjën dhe shkatërruan shumë shtete në Amerikës? Bile atje dogjën dhe biznese private. Në Tiranë nuk preken asnjë biznes, por urrejtjen e kishin me qeverinë.

A nuk ka ndjekur kryeministri se si në Paris dogjën gjithçka “jelekverdhët” vetëm se u rrit disa cent karburanti? Po në disa shtete gjermane vetëm se vendosën orar karantine?

Pra kur një qeveri e kalon cakun e durimit popullor rrëzohet. E mira e do me vota, por kur votimet duan muaj njerëzit nuk presin, e djegin qeverinë.

Tani shikoni se si ka bërë protestat në vitin 2011, Edi Rama kur ishte në opozitë dhe më pas gjykoni vetë!

SHKARKO APP