Kryeministri Edi Rama shprehet se të gjithë europarlamentarët, përfshirë edhe ata që sipas tij kishin ardhur në Shqipëri për të protestuar, votuan në favor të Shqipërisë së bashku me deputetët e Partisë Socialiste.
Sipas Ramës, në kontrast me këtë qëndrim, përfaqësuesit e pakicës parlamentare shqiptare (opozita) votuan kundër dhe më pas u larguan për t’u bashkuar në një protestë për fotografi.
“Pra, të gjithë europarlamentarët, edhe ndonjë aty që erdhi e protestoi në Shqipëri, votuan pro Shqipërisë së bashku me parlamentarët e Partisë Socialiste. Ndërsa parlamentarët e pakicës në Shqipëri votuan kundër dhe ikën për të dalë në fotoprotestë”, shkruan Rama.
