Rama shantazh Bashës: Nuk do flas për pjesën që dijmë vetëm të dy…!
Kryeministri Edi Rama ka reaguar ndaj deklaratave të kreut të opozitës, Lulzim Basha. Kreu i qeverisë thotë se priten zhvillime të tjera lidhur me denoncimet për përgjime.
“E di Artist, keq puna! Po ca nga sikleti se u kape me prasin në dorë këtë herë e ca nga vesi që del me shpirtin dhe ty as nuk të rrihet pa vazhduar të sajosh e të gënjesh. E di o xhan që ti edhe veten e gënjen si askush, po mos shpreso kot se do rri mbuluar ajo pjesa që dimë të dy. Ah dhe diçka me rëndësi: Po me vajzën çfarë dreqin ke që s’e le rehat? Ajo peng i krimit? Pengu juaj po, padiskutim! Lëshojeni vajzën e bëhuni njëherë të vetme burra dhe përballuni me shpifjen tuaj! Ik merri kamerat e komisariatit e shikoji bashkë me lehaqeniet e kazanit tënd“,- shkruan Edi Rama në Twitter.