Rama i përgjigjet Nishanit: Gati të takohemi për krizën. PD: Jemi për dialog
Pas dështimit të gjithë negociatave të faktorëve ndërkombëtarë dhe pas një presioni në rritje nga autoritete të rëndësishme në BE dhe SHBA për gjetjen e një zgjidhje, klasa politike shqiptare është vënë sot në lëvizje për të zhvilluar negociata.
Apelit të Presidentit, Bujar Nishani për uljen e palëve në politikë i është përgjigjur kryeministri Edi Rama. Kryeministri thotë se është gatit ë ulet në çdo kohë për bisedime, por po pret që të njëjtën gjë të bëj dhe kreu i PD-së, Lulzim Basha.
Kryeministri shprehet se edhe ai është i shqetësuar për përmasat që po merr kriza politike në vend. “Z.President! Edhe unë jam i shqetësuar për përmasat që po merr kriza e PD!Jam gati t’i përgjigjem thirrjes suaj kaq të vonuar e të ulem me LB”,- shprehet Edi Rama.
Ditën e sotme, kreu i shtetit deklaroi se ishte i gatshëm të ndërmjetësonte mes palëve për zgjidhjen e situatës politike.
“Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Bujar Nishani po ndjek me shumë shqetësim përmasat që po merr kriza politike në vend. Ndaj edhe njëherë i kërkon Kryeministrit të vendit dhe Liderit të Opozitës të ulen në tryezën e bisedimeve me vullnetin për kompromis, për të tejkaluar këtë situatë të vështirë për vendin. Presidenti Nishani ofron të gjithë gatishmërinë dhe angazhimin e tij institucional në shërbim të këtij dialogu”,- thuhet në njoftimin e Presidencës.
Partia Demokratike ka bojkotuar prej më shumë se 70 ditësh Parlamentin dhe kërkon krijimin e një qeverie teknike. Negociatat e ndërkombëtarëve, deri më sot, nuk kanë sjellë asnjë kompromis mes palëve. Nesër skadon afati i fundit për regjistrimin e partive në zgjedhjet e 18 qershorit. Pas kësaj date nuk ka më asnjë hapësire të mundshme kohore që opozitës ti krijohen kushtet për të marrë pjesë në zgjedhje.
Edhe opozita i përgjigjet Nishanit: Gati të ulemi në tryezë për të biseduar
Deklarata e PD: Partia Demokratike dhe i gjithë Koalicioni Opozitar mirëpresin ftesën institucionale te Presidentit Nishani për dialog ne funksion te zgjidhjes se krizës se rende politike qe ka mbërthyer Shqipërinë.
Ndonëse shkaktari i kësaj krize Edi Rama me veprimet dhe qëndrimet e tij ka vendosur interesin e tij vetjak para interesave te qytetareve shqiptare, opozita dhe Partia Demokratike kane kërkuar gjithmonë rrugen e dialogut te vërtetë dhe jo fasade per tu bashkuar ne luften kunder krimit, droges, korrupsionit dhe kthimit te shtetit ne garnizon elektoral te pushtetit, qe kercenojne asgjësimin e zgjedhjeve, demokracisë dhe stabilitetit permes zgjidhjes se ofruar. Partia Demokratike dhe Koalicioni Opozitar rikonfirmojnë gatishmërinë e tyre duke ju përgjigjur pozitivisht ftesës se Presidentit Nishani.