Petrit Vasili: Populli mori përpara Ramën dhe korin e tij të bretkocave

Në një reagim pas protestës së djeshme të frontit opozitar, kreu i grupit parlamentar i LSI-së, Petrit Vasili, thotë se populli mori hapin më gjigand, duke e vënë në një qoshe të vetmuar dhe të izoluar kryeministrin dhe bretkocat e tij.

Vasili shpreh bindjen se fati i Ramës është fundi i qeverisë së tij, dhe këtë e përcakton si të pashmangshëm dhe të afërt. ”Ky është hapi më gjigand që populli bëri dje, duke e vënë qoshe të vetmuar dhe të izoluar kryeministrin dhe bretkocat e tij. Fundi është i pashmangshëm dhe është shumë afër”.

Më tej ai shkruan se kryeministri dhe kori i bretkocave, kërkonin që Shqipëria të kthehet në një moçal të madh kolektiv. ”Ku ata të gjallonin pa siklet dhe pa u dalluar, të ushqyer nga narkothelat dhe në shërbim të përulur të vetmitarit të madh që ka zaptuar qeverinë”,-shkruan Vasili në facebook.

Postimi i plotë i Petrit Vasilit:

Protesta vuri përballë nderin e moralin e qytetarëve në njërën anë dhe nga ana tjetër kryeministrin e kriminalizuar, të vetmuar, të izoluar dhe bretkocat vetmitare rreth tij. Të shplara nga dinjiteti e që rrine poshtë atletëve të tij, vetëm për ca para të ndyta më shumë. Morali i qytetareve nga njëra anë dhe amoraliteti i kryeministrit u ndanë një herë e mirë.

Kjo ishte një fitore kaq e madhe, që kalon çdo fitore tjetër sepse kryeministri dhe kori i bretkocave, që kuasin përqark tij kërkonin që Shqipëria të kthehet në një moçal të madh kolektiv ku ata të gjallonin pa siklet dhe pa u dalluar, të ushqyer nga narkothelat dhe në shërbim të përulur të vetmitarit të madh që ka zaptuar qeverinë.

Ky është hapi më gjigand që populli bëri dje, duke e vënë qoshe të vetmuar dhe të izoluar kryeministrin dhe bretkocat e tij. Fundi është i pashmangshëm dhe është shumë afër….

SHKARKO APP