Rama kritika SPAK-ut: Si erdhën me 16 mijë faqe për mandatin e Ballukut?!

Kryemistri Rama duke folur në fundviti me gazetarët, ndër të tjera, theksoi se si ka mundësi që SPAK erdhi në Këshillin e Mandatëve me 16 mijë faqe kundra zv/kryeministres, ndërkohë që mund të ishin me konçiz e jo duke shushatur miletin. Këshilli i Europës ka kritikuar Shqipërinë për numrin e madh të arrestuarve që janë nën hetim, sepse janë mbushur burgjet plot. Ka masa me të lehta e që duhen zbatuar nga SPAK, sepse do jetë gjykata e cila do të vendosë përfundimisht, sqaroi Rama.

Me tej kryeministri tha se nëse do të isha në Këshillin e Mandatëve do t’ju thosha prokurorëve të SPAK që “ngrihuni e ikni….!”.

Me pas Rama sqaroi se po gjykohen disa kot dhe po bëjnë burg kur mund të ketë masa me të lehta.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në lidhje me “shpërdorimin e detyrës” kryeministri Rama tha se ky është thes i madh ku mund të kapesh çdo njeri, bile edhe vetë prokurorin!

Swiss Digital Mobile Reklama

I pyetur nga gazetarët se a keni ndërmend të jepni dorëheqjen, siç kërkon PD, ai tha JO.

Fragmente nga deklarata e Ramës për SPAK:

Edi Rama: Keni  dëgjuar ndonjë fjalë të vetme për rastin konkret nga ana jonë? Kur rasti vjen në derën tonë, të pushtetit legjislativ, atëherë duhet të shprehet. Këshilli i Mandateve nuk është zyrë noterie por kuazi gjykatë dhe parlamenti nuk noterizon kërkesat që i merr dhe i sheh.

Nuk do doja ta kishe përmendur atë dosjen me 16 mijë faqe, se më provokon… Po të isha unë në Këshill do t’u thoja çohuni dhe ejani me një dosje për Kuvendin. Nuk vini dot me 16 mijë faqe. E dini ca janë? Arkivi i ministrisë futur brenda. Nuk janë produkt i hetimit se s’ka si të jenë produkt i hetimit. Janë 16 mijë faqe, afërmendsh është kjo s’ka nevojë ta shohësh. USB nuk e ka tërhequr asnjë deputet i PS dhe as ministrja.

Që kur mesazhet janë prova? Që kur mesazhet janë ushqim për mediat? Që kur mbi bazë mesazhesh bëhen gjyqi si në kohën e gjuetisë së shtrigave? Parafytyroni çfarë ndodh dhe sa përgjegjësi ka secili nga pjesëmarrësit në këto gjyqet e shtrigave kur dikush të dalë i pafajshëm?

Për çfarë i duhet më pafajësia atij njeriu kur i është shkatërruar jeta dhe familja? Kush ia kthen atij njeriu mbrapsht jetën? Ndaj drejtësia demokratike ka vendosur kufij dhe nuk lejohen shumë nga këto gjëra që ndodhin këtu dhe unë nuk fajësoj mediat për këtë por ata që i ushqejnë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?