Rama: Kryeprokurorja e re është legjitime. Ndjesë ndërkombëtarëve për protestat
Kryeministri Edi Rama në një konferencë urgjente për media ka mbrojtur vendimin e marrë sot nga PS në Kuvend për zgjedhjen e njëanshme të Prokurorit të Përgjithshëm.
Kryeministri Edi Rama e ka nisur fjalën e tij me një ndjesë ndaj ndërkombëtarëve për protestën e opozitës. Ai tha se kjo protestë ishte shfaqje e shëmtuar e opozitës kundër reformës në drejtësi.
“Ndjesë ndërkombëtarëve për shfaqen e shëmtuar të opozitës për bllokimin e reformës në drejtësi. Vendi nuk meriton as baltën dhe as tymin e opozitës që ka frikë nga reforma”,- tha kreu i qeverisë”,- tha Kryeministri Edi Rama.
Kryeministri tha se qëndrimi i opozitës është jashtë çdo logjike. “Me thoni ku keni parë, në çfarë vendi të Europës, që opozita i kundërvihet reformës në drejtësi dhe jo qeverie. Sot ata lanë nam në Sallën e Kuvendit”, -tha Edi Rama.
https://www.facebook.com/edirama.al/videos/10155403703326523/
Protesta e opozitës sot në Kuvend
Skenari i PD, djegia e mandateve të deputetëve
Mes grushteve, tymit dhe përplasjes zgjidhet kryeprokurorja e re
Përleshje dhe grushte në Parlament