Rama: Lulëzim, zhytu thellë e më thellë. Unë po pres të flasë drejtësia

Kryeministri Edi Rama reagoi sot pas deklaratës së Lulzim Bashës lidhur me adio-përgjimin e vëllait të Ministrit të Brendshëm.

Zhytu Lulëzim zhytu,thellë e më thellë,nxirr nga fundi i llumit sa me shume nga keta xhevahirë dhe dërgojua vrap miqve të tu t’i përdorin kundër Shqipërisë! Unë do pres me durim provën shkencore të audiopërgjimit nga prokuroria dhe këtu jemi,shqiptarët do shohin e do gjykojnë!”,- shprehet Edi Rama në një koment në Facebook.

Reagimi i kryeministrit erdhi pas daljes së sotme për mediat të Luzlim Bashës, ku mbrojti gazetarin, Jetmir Olldashi i cili ka kryer audio-regjistrimin e shumë diskutuar.

Vëllai i ministrit Xhafaj pretendon se përgjimi ndaj tij është i manipuluar dhe ka bërë padi ndaj PD. Po ashtu edhe kryeministri ka deklaruar se materiali është i manipuluar, në bazë të analizave që i janë bërë në një laborator jashtë vendit. Prokuroria ka nisur hetimet për verifikimin e dëshmive dhe materialit.

Në deklaratën e Edi Ramës ka ironi edhe me qëndrimet e PD lidhur me autorësinë e përgjimit. Fillimisht PD nuk tregoi se kush e kishte realizuar audio-përgjimin që u prezantua nga Edvin Salijani. Për ta bërë më serioze çështjen nga PD u la të kuptohej se kishte ardhur nga partnerët ndërkombëtarë. Më pas u tha se mund të kishte rrjedhur nga segmente të shtetit shqiptar. Kur Prokuroria nisi hetimet dhe kërkoi nga PD kush ishte autori, deputetët demokratë e kaluan përgjegjësinë te gazetari që sot mori autorësinë.

Gazetari, Jetmir Olldashi tregoi sot se ka qenë ai personi që vendosi çimkat te dëshmitari “X”, Albert Veliu.

Pavarësisht deklaratave ka jo pak pikëpyetje që lidhen me vërtetësinë e materialit. Pikëpyetje që lindin edhe nga ballafaqimi i deklaratës së gazetarit dhe deklaratës së dëshmitarit, Albert Veliu. Në video-intervistën e dhënë në PD tre ditë më parë, dëshmitari “X” Albert Veliu tha se nuk e dinte kush e kishte përgjuar vëllanë e ministrit Xhafaj. Ndërkohë që nga ato që tha gazetari rezulton se Veliu ka qenë personi që kreu përgjimin pasi ka rënë dakord me gazetarin për vendosjen e përgjuesit.

Basha: Mos besoni Ramën, por gazetarin

SHKARKO APP