Rama ndan pamje nga Impianti i përpunimit të mbetjeve në Tiranë: Duhet ulur volumi në përfundon në landfill

Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje nga puna në Impiantin e përpunimit të mbetjeve në Tiranë.

Rama thotë se falë investimeve po rikualifikohet edhe i gjithë peizazhi përreth, ndërsa synimi mbetet rritja e sasisë së mbetjeve të rikuperuara dhe të ricikluara, në mënyrë që të ulet volumi që përfundon në landfill.

“Në Impiantin e Përpunimit të Mbetjeve në Tiranë, puna vijon pa asnjë ndalesë, ku kryhen të gjitha hallkat e menaxhimit modern të mbetjeve dhe ku, falë investimeve, po rikualifikohet edhe i gjithë peizazhi përreth, ndërsa synimi mbetet rritja e sasisë së mbetjeve të rikuperuara dhe të ricikluara, për të ulur volumin që përfundon në landfill, teksa programi i edukimit mjedisor me nxënës dhe studentë po sjell një energji të re në arritjen e këtij objektivi Ministri i Mjedisit, Sofjan Jaupaj, inspekton punën në terren.”, shkruan Rama krahas videos që ka postuar në rrjetet sociale.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?