Rama në Devoll: Si ka mundësi që dikur kishit Dritero Agollin si deputet e sot keni deputet një rrugaç të PD!
Kryeministri ishte sot në Pogradec, Korçë dhe në Devoll. Ai kërkoi votën për pasaportën europiane dhe akuzoi Berishën si një antivlerë kombëtare.
Nga Devolli, kryesocialisti Edi Rama ka komentuar dhunën që kandidati i Sali Berishës, Bledion Nallbati ushtroi ndaj një shoferi kamioni. Rama kujtoi Dritëro Agollin, duke thënë se ishte deputet i opozitës në Kuvend asokohe, por sot PD ka sjellë në parlament një rrugaç. Kjo skemë tha Rama, tregon se ku ka rënë pazari i opozitës në Shqipëri.
“Kemi bërë një udhëtim me makinë së bashku me Dritëro Agollin deri në Korçë. Më pas im atë dhe Dritëro Agolli vajtën në fshatin e tij. Nga kjo më erdhi gjithë retrospektika prej Agollit, përfaqësuesi i Devollit pa kufij se Dritëro Agollin Devollin e respektonte si birin e tij dhe nuk e shihte as si të majtë as si komunist dhe as si asgjë. Dritëro Agolli është krenaria e kombit tonë dhe patjetër e Devollit.
Devolli kishte Dritëro Agollin deputet në Parlament. Ndërkohë që këtu jemi në një pedonale që nuk përfundoi dot dhe nga ana tjetër e pedonales të papërfunduar, para pak ditësh ju të gjithë ishit dëshmitarë të një skene që tregon se ku ka rënë pazari i opozitës në Shqipëri.
Dritëro Agolli ishte deputet i opozitës, jo i pushtetit dhe fliste për të gjithë popullin ndërkohë që Devolli ka sjellë në parlament një rrugaç të një niveli që unë nuk e di se në cilën vjershë të Dritëro Agollt mund të gjente vend por ma ha mendja tek fjala kokëbosh dhe trangull që Driitëroi e përdor. Si mundet demokratët e Devollit të votojnë për një rrugaç dhe janë një grupi rrugaçësh. E dini shumë mirë se kush është rrugaçi kryesor. Si mund të bjerë pazari deri në pikën kur t’i çojnë parlamentit të Shqipërisë këtë rrugaç? Si mund të shkosh nga Dritëri Agolli te një turp vendor këtu? Si mund të bëhet kjo punë”, tha Rama.
Me pas Edi Rama theksoi: Devolli e respektonte Dritëro Agollin si birin e tij dhe nuk e shihet as si te majtë dhe as si komunist. Dritëro Agolli është krenaria e kombit tonë dhe e Devollit. Devolli kishte Dritëro Agollin deputet në Parlament. Ndërkohë që këtu jemi në një pedonale që nuk përfundoi dot, dhe nga ana tjetër e pedonales të papërfunduar para pak ditësh ishit dëshmitarë të një skenë se ku ka rënë pazari i opozitës në Shqipëri. Dritëro Agolli ishte deputet i opozitës, jo i pushtetit dhe fliste për të gjithë popullin, ndërkohë që Devolli ka sjellë një rrugaç, të një niveli që unë nuk e di se në cilën vjershë të Dritëro Agollit mund të gjente vend, por ma ha mendja tek fjala kokë bosh dhe trangull që Dritëroi e përdor. Si mundet që demokratët e devollit të votojnë për një rrugaç, por një grup rrugaçesh.
Si mund të ndodhë që demokratët këtu të mos duan Niko Peleshin, mund të mos më duan mua, por si mund të bjerë pazari sa ti çojnë parlamentit të Shqipërisë…. Mua më duket fundi, nga Dritëro Agolli tek një rrugaç, nga një poet tek një turp vendor. Si mund të bëhet kjo punë. Atë rrugaçin këtu jua sjell këneta nga Tirana” tha Rama, duke akuzuar deputetin e PD.
KOHA JONË SONDAZH

