Rama në parlament: “Qejfi ma ka, por b… nuk ma mba!”
Sot, këtë të hënë, kryeministri Rama mbajti fjalim duke sulmuar Presidentin Meta në sallën e Kuvendit kur po debatohej raporti i komisionit hetimor parlamentar ngritur para një viti për shkarkimin e Kryetarit të Shtetit.
Pasi Ulsi Manja (PS), në cilësinë e kryetarit të komisionit hetimor, foli para kryeministrit duke dhënë vendimin e shumicës së komisionit se nuk ka vend për shkarkim. Më pas disa deputetë të veçuar të opozitës parlamentare insistuan se duhet shkarkuar dhe se Edi Rama ka frikë nga Ilir Meta, ndaj e ktheu pllakën.
Folën edhe murrizët e ferrat stojkoiste që morën benefite nga tatimet në emërime apo në leje ndërtimi në kryeqytet (po mblidhen faktet), të cilët nuk kanë asnjë votë në elektorat, por që po përdoren nga PS për të përçarë sadopak opozitën në vend.
Ndërsa deputetja opozitare Elda Hoti diskutoi pro Presidentit, e cila solli acarimin e kryeministrit. Deputetja Hoti tha në fjalën e saj se Komisioni i Venecias i dha të drejtë Presidentit dhe se mazhoranca duhet ti kërkojë falje Ilir Metës.
Edi Rama doli në podium dhe filloi një fjalim me mllef ndaj Ilir Metës sa nuk ishte parë prej kohësh. Akuzonte Metën se duhet shkarkuar, por nuk na la Venecia, se ai kështu e ashtu sa më ato fjalë që tha Rama sot në parlament, Presidenti duhej shkarkuar!
Kryeministri deklaroi se asnjë president tjetër në vend nuk shkoi përtej korrnizës kushtetuese, përveç Metës, i cili sipas tij, ishte aq i mirë me opozitën, sa i bëri keq Shqipërisë me akte vandale.
“Të gjithë harrojnë se Ilir Meta u bë presidentit me votat e tij dhe tonat, se nuk i kishim votat. Që në atë kohë e kam thënë që zgjodhëm presidentin më të mirë që mund të kishte opozita për veten e vet. As unë vetë nuk e kisha paraparë që presidenti do të ishte aq i mirë për opozitën, sa do të bëhej i keq për Shqipërinë, me akte vandale ndaj Kushtetutës dhe me akte në kundërshtim të plotë me traditën e vendosur në atë zyrë nga presidentë të tjerë, që asnjëherë nuk shkuan përtej korrnizës kushtetuese.
Përpara Ilir Metës, Bujar Nishani duket si George Uashingtoni. Nëse e ndajmë Nishanin në dy pjesë, në atë të statuseve dhe intervistave pa frena dhe në atë të firmave si president në funksion të kryerjes së detyrës, Nishani i parë ishte një sekëlldi për Kushtetutën dhe shoqërinë në pikëpamje të të qenit simbol i unitetit kombëtar, ndërsa i dyti ishte absolutisht në rregull me Kushtetutën. Të njëjtën gjë mund të themi për të gjithë presidentët, por jo për Ilir Metën, që e ka kthyer zyrën e presidentit në seli të njëanshme dhe në një vatër të hedhjes në zjarr, duke përdorur Kushtetutën si letër dhe mllefin e tij ndaj shumicës si degëzim. Presidenti i ka bërë shkeljet dhe i ka bërë vençe”, u shpreh kryeministri.
Më pas doli edhe Taulant Balla, Edhe ai tha se Meta shkeli këtë e atë, por nuk na la Venecia!
Edi Rama foli si i qartur, pa fre, i çorientuar, i vrerosur dhe i sakatosur politikisht sepse e di mirë se sondazhet e nxjerrin humbës.
Kryeministri ishte sot si ajo fjala popullore që “Qejfi ma ka, por bytha nuk ma mba!”.
Herion Mesi