Rama: Nëse nuk i shihni reformat që kam bërë, vizitohuni nga sytë

Kryeministri Edi Rama nuk pranon kritika as nga mbështetësit e tij në rrjetet sociale. Ditën e sotme, teksa ka shpërndarë në Facebook kronikat e televizionit personal “ERTV”, kryeministri nuk i kanë pëlqyer reagimet e disa fansave të tij në Facebook.

Një komentuese i ka shprehur kryeministrit ankesa për situatën në vend dhe mungesën e investimeve. Ajo i kërkon vepra konkrete dhe rritje të ekonomisë së qytetarëve. Një tjetër qytetarë i thotë kryeministrit se shqiptarët po kalojnë në depresion nga varfëria dhe mungesa e shprehës, ndërsa të tjerët po ikin nga sytë këmbët.

Për të gjitha ankesat kryeministri ka nga një justifikim. Ata që i thonë se qeverisja e i tij po i çon shqiptarët në depresion, kryeministri u përgjigjet me statistikat e turistëve.

Ndërsa ata që ankohen se këto vite nuk është bërë asnjë projekt që të sjellë ndryshim dhe rritje ekonomike, kryeministri u këshillon një vizitë tek okulisti.

Kur shumica e qytetarëve thotë se nuk është bërë asgjë, problemi nuk duhet parë të cilësia e shikimit të tyre, por të qeveria. Në këtë rast, duket është qeveria ajo që nuk e sheh qartë realitetin ku ndodhet vendi pas pesë viteve qeverisë.

Replikat e Kryeministrit me qytetarët në Facebook

Komentues 1: Duhen më shumë vepra jo vetëm fjalë si puna juaj

Edi Rama: Fjala ishte Zoti, Zoti ishte fjala shkruhet në fjalinë e parë të Librit të Shenjtë?

Komentues 2: Edi Rama po ti nuk je shenjtor kështu që sa më pak fjalë dhe ishalla ndonjë vepër.

Edi Rama: Nuk ka lidhje me shenjtorët kjo që thashë, gjithçka nis nga Fjala Kozeta

Komentues 2: Po pra fjala është e para, diç kemi lexuar apo dëgjuar edhe neve por kur bëhet monotoni e humbet vlerën. Unë e shumë të tjerë si unë flasim nga humnera si personazhet e Hygoit dhe po them se po kalon një depresion te madh ky vend e fjala nuk emocionon më njeri.

Edi Rama: Mbase e ke gabim, se një vend që dikur shkonte në Greqi për bukë dhe sot çon në Greqi 1 milionë turistë, sipas statistikave të atij vendi, nuk besoj se mund të kategorizohet si depresiv.

Komentues 3: Pyetja qe shtrohet është shumë më e thjeshtë se 15 minuta video që ke postuar! Çfarë keni bërë ju (e gjitha klasa politike PS, PD, LSI) këto 29 vite? E kuptoni se sa qesharakë bëheni që jepni premtime bosh edhe lëmosh popullit? Të gjithë e dimë qe Shqipëria është shumë larg plotësimit të standardeve për t’iu bashkuar Europës. Ndoshta ti ke pjesërisht përgjegjësinë, që ne nuk ndodhemi ende në Europë, as kemi për të qenë për të pakën 10-15 vite akoma. Që të jemi realistë.

Edi Rama: N… P… të gjithë njësoj d.m.th sipas teje? Po Shqipëria njësoj të duket krahasuar më 5 vjet më parë? Sa për premtimet bosh, ndjesë po mua më merr të keqen?

Komentues 4: N… P… që të krahasosh Shqipërinë e viteve 2005-2013 me këtë realitet sot është absurditet por i thonë një fjalë e urtë popullore shqip “e ke inat jepi hakun” ose “rri shtrembër por fol drejt” e pra ky është ai “inati” juaj se ata të tute nuk bën g…

Komentues 3: Edi Rama JO. Aspak njësoj nuk më duket. Si realist që besoj se jam, të kam fajësuar pjesërisht. Vendosi instrumentet e tu që të bëjnë një screenshot të kësaj që sapo më the “Sa për premtimet bosh” edhe mendoje vetë pas 5 viteve që të bindesh se do jenë…

Komentues 3: P… Br… ke ngatërruar adresë vlla, nuk jam simpatizant i PD-së edhe as LSI-së, ndoshta anoj pak këtej nga socializmi i supozuar i PS-së por as i juaji nuk jam. Kështu që këto akuza drejtoi tek Sali Berisha dhe qytetarëve të tij di”gj”ital.

Edi Rama: N… P… ou? Unë jam kryeministri që duhet të dëgjoj ty kur ti ia fut për qejf dhe ti je qytetari i mirësjellshëm që mund të thuash ç’të duash pa të drejtë replike nga ana ime?! Jo xhan, nuk funksionon kështu

Komentues 5: Të lumtë z kryeministër po ecim me hapat e breshkës…për 30 vjet do jemi anëtar i BE-së! Na rrofsh ti dhe Saliu bashkë që mbas 30 vjetësh demokraci keni bërë të dy një hap 0.

Edi Rama: T… B… nëse Shqipëria sot të duket njësoj si para 5 vjetësh të sugjeroj miqësisht një vizitë tek Okulisti! Është FALAS?

Komentues 5: Edi Rama po po për ta kthyer je i pari ti e di unë…! Shiko çik vendet e tjera që ishin edhe ato nën diktaturë para viteve ‘90 dhe si janë tani në krahasim me Shqipërinë dhe shikojmë kush ka nevojë okulist…! Më fal ti nuk ke nevojë për okulist se e di mirë. Po duhet të shkojnë gjithë shqiptarët që të hapin sytë?

Edi Rama: T… B… i kam parë të gjitha po ti nuk di që askush s’e ka nisur nga e nisi Shqipëria.

SHKARKO APP