Rama: Nëse Taulant Balla ka qenë në komisariat Saliu ka qenë në Hollivud
Kryeministri Edi Rama ka mohuar akuzat e Partisë Demokratike për Sekretarin e Përgjithshëm të PS, Tulant Balla.
Deputeti i PD-së, Enkelejt Alibeaj deklaroi se Qeveria po fshin provat filmike që tregojnë se Tualant Balla ka qenë në komisariatin e Fushë-Krujës për të kërcënuar oficerin e policisë, Emiljano Nuhu. Sipas, PD Balla ka qenë i pranishëm në momentin kur oficerit i është vënë pistoleta në kokë për të mos arrestuar djalin e deputeti të PS në Fushë-Krujë.
Por kryeministri Edi Rama e cilëson një version të tillë si një karagjozllëk të madh politikë. Në një reagim në rrjetet sociale, Rama thotë se vetëm vendosja e një ligji antishpifje mund t’i jap fund akuzave të tilla, sipas tij të pabaza.
Kryeministri ka bërë humor me akuzat e PD duke thënë se nëse Balla ka qenë në komisariat, atëherë ish-kryeministri Berisha ka qenë në Hollivud, si aktor në filmin e njohur “Pretty Woman”.
“Nëse Taulant Balla ka qenë në komisariat me armë, Lulzim Basha ka qenë në pushtet me votë dhe Saliu ka qenë në Hollivud për të luajtur Pretty Woman? Paketa Antishpifje e vetmja mënyrë që ky karagjozllëk i madh politik e mediatik të mos kthehet në një normalitet të turpshëm?”,- shkruan Edi Rama në Facebook.
Nëse Taulant Balla ka qenë në komisariat me armë, Lulzim Basha ka qenë në pushtet me votë dhe Saliu ka qenë në Hollivud për të luajtur Pretty Woman🤥 Paketa Antishpifje e vetmja mënyrë që ky karagjozllëk i madh politik e mediatik të mos kthehet në një normalitet të turpshëm👊
— Edi Rama (@ediramaal) October 3, 2018
Deklaratat e kryeministrit Edi Rama lidhur me rastin Xhisielës dhe faktin nëse Taulant Balla ka qenë apo jo në komisariat kanë nxitur reagimin e kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha. Përmes një komenti të shkurtër në faqen e tij zyrtare në rrjetin social “Tëitter”, Basha thekson se ky është një avaz i karagjozit Rama sa herë që ai kapet “mat”.
“Avaz i vjetër i kryekaragjozit sa herë kapet mat. Siç mbronte Roshin, po mbron sot Ballën. Vetingu i politikanëve do ta pastrojë këtë llum dhe do t’ju kthejë qeverinë njerëzve!”- shkruan Basha në reagimin e tij në “Twitter”.